×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Premtimi për pagën minimale 500 euro ngjall debat/ Njohësit e ekonomisë: Fushatë elektorale mashtruese

    FrontOnline
    31 Tetor 2025

    Pas ekspozesë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti në Kuvend, ku premtoi se nëse merr mandatin për ta formuar qeverinë do ta rrisë pagën minimale në 500 euro që nga janari, të enjten ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka zhvilluar një takim me përfaqësues të sindikatave dhe komunitetit të bizneseve për të diskutuar dhe koordinuar hapat për realizimin e këtij premtimi.

    Sipas njohësve të ekonomisë, kjo nismë vjen në kohë të balotazhit të zgjedhjeve lokale dhe parapërgatitje për të blerë vota në emër të rritjes së pagave për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

    Sipas tyre, Qeveria në detyrë nuk ka kompetenca ekzekutive për të marr vendime të tilla dhe krejt kjo është fushatë elektorale nga partia e Albin Kurtit.

     

    Deputeti i PDK-së: Qeveria në detyrë s’mund të rrisë pagat, është veç fushatë mashtruese

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati për sic thotë ai “mashtrimin e radhës” ndaj punëtorëve, pas deklarimeve për rritjen e pagës minimale në 500 euro.

    “Ekspozeja e Kurtit dhe deklarimet e sotme të Muratit janë mashtrimi i radhës i ulët me kategorinë meritore që janë punëtorët se nuk kanë kompetencë e as mekanizëm institucional që të realizojnë një gjë të tillë”, ka thënë Shala.

    Ai ka deklaruar për “Front Online” se Kurti dhe Murati po përdorin çështjen e pagave për qëllime elektorale, në prag të balotazhit dhe zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

    Është mashtrim se nuk mund të premtosh ngritje pagash ai që nuk është në rolin dhe funksionin e ekzekutivit të qeverisë. Premtime elektorale për të mashtruar elektoralin në prag të balotazhit dhe zgjedhjeve të jashtëzakonshme duke keqpërdorur emrin e shtetit me këso logjike”, potencoi Shala.

     

    Shatri kritikon Kurtin: “Natën e Bajramit nuk mbahet kurbani”, 500 euroshi manovër për vota

    Ish-ministri i Financave, Haki Shatri për “Front Online” ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti gjatë ekspozesë në Kuvend, ku ky i fundit tha se nëse merr besimin e deputetëve për ta formuar qeverinë, do ta rrisë pagën minimale në 500 euro nga janari.

    Shatri e ka quajtur këtë premtim një veprim elektoral, duke thënë se “natën e Bajramit nuk mbahet kurbani”.

    “Natën e bajramit nuk mbahet kurbani, LVV e propozojnë 500 euro pagën minimale në fushatën e dytë për zgjedhje lokale për me i fituar disa vota, nuk është koha me marr këso vendime që 5 vite kanë pasur kohë me marr këso vendime. Moti e kemi kërkuar pagën minimale 500 euro”, u shpreh ai.

    Sipas tij, Vetëvendosje po përpiqet ta mbajë pushtetin me dhunë dhe përkundër ligjeve.

    “Janë hyrë në kohën kur nuk kanë kompetencë me marr vendime. Po duan me mbajt pushtetin me dhunë përkundër ligjeve dhe me marr vendime sipas mendimeve të tyre”, deklaroi Shatri për “Front Online”.

     

    Eksperti i ekonomisë: Vendimi për pagën minimale vjen në kohë elektorale, kërkon reforma fiskale

    Si hap pozitiv e ka vlerësuar njohësi i ekonomisë, Lulzim Beqiri dakordimin ndërmjet Ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati dhe përfaqësuesve të sindikatave për rritjen e pagës minimale në 500 euro.

    Megjithatë, ai u shpreh se ky vendim vjen në një periudhë elektorale dhe duhet të shoqërohet me reforma të thella fiskale.

    “Dakordimi për rritjen e pagës minimale në 500 euro është një hap pozitiv dhe i mirëpritur, ndonëse vjen në një periudhë elektorale. Megjithatë, ky vendim është i domosdoshëm duke pasur parasysh nivelin e lartë të inflacionit që po ndikon në fuqinë blerëse të qytetarëve. Rritja e pagës minimale duhet të shoqërohet me reforma të thella fiskale, të cilat kanë munguar për gati një dekadë”, thotë ai.

    Beqiri ka theksuar disa masa të nevojshme për të balancuar efektet e inflacionit dhe për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.

    “Thelbësore është rishikimi i normave të TVSH-së për shportën e konsumit, zgjerimi i listës së produkteve me normë të reduktuar, si dhe heqja e përkohshme e TVSH-së për disa produkte bazike që ndikojnë drejtpërdrejt në jetesën e qytetarëve”, u shpreh Beqiri.

    Në 2024 është rritur për herë  të fundit paga minimale në Kosovë, ku aktualisht është 350 euro./Front Online

     

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.