
Nenad Rashiq, nënkryetari i ri i zgjedhur në Kuvendin e Kosovws në një prononcim për “Front Online” ka konfirmuar se do ta mbështesë Qeverinë Kurti 3 në votim, duke shprehur gatishmërinë e subjektit që ai përfaqëson për të vazhduar bashkëpunimin me kryeministrin Albin Kurti.
“Tash nuk kemi biseduar në këto ditë të fundit por kemi biseduar më herët në bashkëpunimin e mundshëm më të gjerë dhe normal që ka gatishmëri për bashkëpunim dhe vullnet pozitiv nga ana e partisë që e përfaqësojë për vazhdimin e bashkëpunimit”, u shpreh ai.
Ai shtoi se pret një komunikim shtesë me Kryeministrin para seancës së 26 tetorit.
“Besoj që para datës 26 do të kemi edhe një komunikim. Normalisht që është për vota ime për qeverinë Kurti se koncepti që Kurti ka prezantuar nga fillimi që nuk ka bashkëpunim me Listën Serbe ku edhe ne e kemi atë parim prandaj ka hapësirë për bashkëpunim mes nesh”, deklaroi Rashiq.
Afati kushtetues për prezantimin e Qeverisë skadon më 26 tetor.
Lista Serbe, partia kryesore e komunitetit serb në Kosovë, ka dorëzuar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese kundër zgjedhjes së nënkryetarit serb të Kuvendit, Nenad Rashiq duke pretenduar shkelje të Kushtetutës dhe të rregulloreve të brendshme.
Ankesa u paraqit më pak se një javë pas konstituimit të Kuvendit.
Rashiq pas ankesës në Kushtetuese: Lista Serbe kundër çdo procesi kur jam unë në pyetje