×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Qeveria subvencionon energjinë deri në 2026 – Ekspertët e quajnë masë elektorale

    FrontOnline
    10 Tetor 2025

    Qeveria në detyrë ka njoftuar se do të vazhdojë subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për qytetarët deri në mars të vitit 2026.

    Masa synon të lehtësojë barrën financiare të konsumatorëve përballë çmimeve të larta të energjisë.

    Vendimi i Qeverisë është pritur me kritika nga ekspertë të ekonomisë dhe energjetikës, të cilët kanë shprehur shqetësime për qasjen, kohën dhe qëllimin e kësaj mase.

     

    Oda e Afarizmit kritikon subvencionimin e rrymës: Masë afatshkurtër dhe pjesë e fushatës

    Drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Kushtrim Ahmeti ka kritikuar vendimin e Qeverisë në detyrë për të subvencionuar faturat e energjisë elektrike deri në mars të vitit 2026, duke e quajtur këtë veprim si pjesë të fushatës zgjedhore.

    Sipas Ahmetit, ky subvencionim nuk do të ketë ndikim të madh në jetën e qytetarëve, pasi çmimet e produkteve bazë janë rritur ndjeshëm.

    “Vazhdimësi e fushatës, s’ka me pas ndonjë ndikim të madh kjo punë është i përkohshëm se çmimet e produkteve janë rritë shumë dhe tash fillon të rritët edhe çmimi i energjisë elektrike e shume faktorëve të tjerë ekonomikë që vlera 100 euro është e vogël krahasim me shpenzimet që kanë”, tha ai.

    Ai gjithashtu shprehu nevojën për masa të tjera më efektive, si heqja e TVSH-së për produktet esenciale.

    “Duhet të angazhohen në heqjen e TVSH për produktet esenciale që munden me rënë çmimet e tyre që është dashur qeveria të merr masa tjera. Është dashur të jetë një ligj që e kish ndaluar si ministrive e qeverive në detyrë e komunave që në këtë periudhë kur ka fushata të mos marrin këso vendime”, deklaroi Ahmeti.

     

    Njohësi i energjetikës: Subvencionimi i energjisë duhet të jetë i targetuar sipas kategorive sociale

    Lidhur me vendimin për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike, ka folur për “Front Online” edhe njohësi i çështjeve të energjetikës, Vezir Rexhepi.

    Rexhepi ka theksuar nevojën që kjo mbështetje të jetë e drejtë dhe e targetuar.

    Ai ka shtuar se duhet të përcaktohet një vlerë e arsyeshme e kilovatëve që do të subvencionohen.

    E gjithë mbështetja financiare për faturat elektrike, natyrisht shihet si pozitive nga qytetarët, konsideroj që mbështetja të ju drejtohet tek kategoritë  e ndryshme sociale, duke marrë në konsideratë edhe shkallën e shpenzimeve pra, të ketë një  vlerë të caktuar të kilovatëve  e cila duhet të jetë e arsyeshme”, është shprehur ai.

     

    Eksperti i ekonomisë: Qeveria në detyrë po përdor subvencionet për përfitime elektorale

    Vendimi i Qeverisë në detyrë për të subvencionuar faturat e energjisë elektrike po shihet me dyshim nga eksperti i ekonomisë, Arton Muhaxheri.

    Ai e ka cilësuar këtë vendim si një masë me ndikim elektoral dhe jo ekonomik.

    “Ky vendim, pa dyshim ka efekt elektoral. Një qeveri në detyrë nuk duhet të marrë masa me ndikim buxhetor afatgjatë, në prag të zgjedhjeve. Kjo krijon perceptimin se vendimet po merren për të ndikuar në votues, jo për arsye ekonomike”, tha Muhaxhiri për “Front Online”.

    Ai vlerësoi se subvencionimi mund të ketë efekte pozitive afatshkurtra, por kur bëhet pa një plan të qëndrueshëm financiar ai humb funksionin ekonomik.

    “Subvencionimi i energjisë mund të ketë efekte pozitive afatshkurtra për qytetarët, por kur bëhet pa plan të qëndrueshëm financiar, ai shndërrohet në instrument politik për përfitim elektoral. Është një formë e korrupsionit elektoral të butë, sepse përdoret buxheti publik për të fituar simpati në vend që të përmirësohet sistemi energjetik në mënyrë strukturore”, u shpreh ai.

    Përveç “bursës së mobilitetit” Qeveria ka marrë vendim që të ndajë nga 100 euro për gjithë studentët e sektorit publik e privat në Kosovë.

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.