
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se tashmë është hapur aplikimi për mbështetjen e studentëve përmes platformës eKosova, tek shërbimi Familja.
Sipas Muratit, studentët aktivë të të gjitha niveleve Bachelor, Master dhe Doktoratë, që studiojnë në universitetet e akredituara në Kosovë, publike ose private, kanë të drejtë të aplikojnë për shtesën e njëhershme prej 100 eurosh. Afati për aplikim është deri në fund të muajit tetor, ndërsa pagesat do të realizohen me grupe, sipas radhës së aplikimit.
Po ashtu, është hapur edhe aplikimi për Bursën e Mobilitetit të Studentëve, e cila u dedikohet studentëve të nivelit Bachelor, shtetas të Kosovës, që studiojnë në universitetet e akredituara në vend. Kusht për përfitim është që të ardhurat vjetore bruto të familjes së studentit të mos tejkalojnë 12,000 euro.
Murati bëri thirrje që aplikimet të plotësohen me kujdes, pasi çdo gabim në të dhëna do të rezultojë me refuzim të aplikimit.
Postimi i tij: