×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    29 zyrtarë publikë nuk e deklaruan pasurinë, Antikorrupsioni u shqipton gjoba e masa te tjera kundërvajtëse

    FrontOnline
    05 Tetor 2025

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit të Republikës së Kosovës, për FrontOnline kanë treguar për numrin e personave që janë duke u zhvilluar proceduara hetimore.

    Sipas APK-së nën hetim për mos deklarim të pasurisë gjatë vitit janë 29 subjekte (zyrtarë publikë) të cilët nuk e kanë kryer fare obligimin ligjor për deklarim të pasurisë gjatë këtij viti.

    ‘’Aktualisht, Agjencia është duke zhvilluar procedura hetimore ndaj 29 subjekteve deklaruese (zyrtarë publikë) të cilët nuk e kanë kryer fare obligimin ligjor për deklarim të pasurisë për këtë vit’’ thanë nga kjo agjenci për FrontOnline.

     

    A është duke u hetuar ndonjë nga udhëheqësit e shtetit për mosdeklarim? Flasin nga Antikorrupsioni

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në një përgjigje për FrontOnline ka njoftuar se deri më tani asnjë udhëheqës i shtetit të Kosovës nuk është nën hetim për mos deklarim të pasurisë gjatë vitit 2025.

    ‘’Në këtë periudhë, asnjë udhëheqës i shtetit nuk është nën hetim nga Agjencia për mosdeklarim të pasurisë brenda afatit të përcaktuar me ligj’’ njoftoj APK për FrontOnline.

     

     ‘’Ka rritje të rasteve’’, Antikorrupsioni tregon numrin e zyrtarëve publik që nuk e deklaruar pasurinë këtë vit

    Hiç më pak se 141 zyrtarë publik nuk e kanë mbushur obligimin që ia përcakton ligji për deklarim të pasurisë.

    Nga 96 raste sa kishin qenë në vitin e kaluar për mos deklarim të pasurisë brenda afatit kohor dhe ligjor, ky numër është rritur në 141 duke iu shmangur ligjit për deklarimin e pasurisë.

    Këtë për FrontOnline e ka konfirmuar Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, duke thënë se derisa vitin e kaluar ishin 96 raste që nuk kishin deklaruar pasurinë, ky numër është rritur në këtë vit në 141 zyrtarë publikë që janë shmangur nga përgjegjësia dhe obligimi ligjor apo që i bie se janë 45 zyrtarë publikë më shumë krahasuar me vitin e kaluar që janë shmangur nga zbatimi i ligjit.

     “Bazuar në evidencat zyrtare, 141 zyrtarë publikë nuk e kanë përmbushur obligimin ligjor për deklarim të pasurisë brenda afatit të përcaktuar. Ky numër paraqet një rritje krahasuar me vitin paraprak, kur ishin evidentuar 96 raste të mosdeklarimit në kohë’’ deklaruan nga APK për FrontOnline.

    Sipas APK-së ndaj personave që nuk e kanë deklaruar pasurinë janë shqiptuar  gjoba dhe masa kundërvajtëse.

    ‘’Korniza ligjore që rregullon procesin e deklarimit të pasurisë dhe kompetencat e Agjencisë nuk parasheh ndonjë afat shtesë për deklarim pa pasoja juridike. Për këtë arsye, ndaj të gjithë zyrtarëve që nuk e kanë përmbushur obligimin ligjor, Agjencia ka shqiptuar gjoba dhe masa të tjera kundërvajtëse, si dhe ka ndërmarrë veprime të tjera të parapara me legjislacionin në fuqi’’ deklaruan nga kjo agjenci.

    Agjencia për parandalimin e Korrupsionit për FrontOnline ka  treguar se janë rreth 10.700 zyrtarë publikë që janë të obliguar me ligj për të bërë deklarimin e pasurisë.

    ‘’Sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurive dhe Dhuratave, obligimi për deklarim i takon kategorive të caktuara të zyrtarëve të lartë publikë. Gjatë këtij viti, ky detyrim ka përfshirë rreth 10,700 zyrtarë publikë’’ deklaruan nga kjo agjenci.

    Sipas tyre, ky numër nuk pritet të ndryshojë as në vitin e ardhshëm.

    ‘’Bazuar në legjislacionin aktual, ky numër nuk pritet të ndryshojë për vitin e ardhshëm’’ potencuan ata.

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.