×
  • Ekonomi
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Euro shkon 96 lekë, niveli më i ulët historik në këmbim

    FrontOnline
    16 Shtator 2025

    Monedha europiane ka prekur minimume te reja historike në tregun valutor shqiptar. Banka e Shqipërisë konfirmon se tendenca rënëse e euros është vërejtur këtë fillim jave ku 1 euro është këmbyer për 96.91 lekë. Një rënie më rreth 3% krahasuar me fillimin e vitit.

    Sipas ekspertëve janë një sërë faktorësh që kanë ndikuar në shtimin e ofertës monetare të euros në treg, pro ë kryesorja është turizmi.

    Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici: “Jemi në fund të një periudhe turistike intensive qershor-korrik-gusht ku disponiliteti i euros ka qenë i madh. Kjo masë monetare në euro vazhdon ta shtojë presionin karshi kursit të këmbimit dhe forcimit të lekut. Kështu që është normale që të mësohemi tashmë kemi hyrë në një ekuilibër të ri. Nuk duhet që të bëjmë llogaritë ose të presim që euro të rikthehet në ato nivele që ka qenë para 3 ose 4 vitesh.”

    Vetëm në 6 muajt e parë të vitit sipas statistikave të Bankës Qendrore kanë hyrë në tregun shqiptare në formën e remitancave mbi 500 milionë euro ndërsa turistët shpenzuar për të njëjtën periudhë kohore 2.1 miliardë euro. Edhe investimet e huaja por dhe paraja informale kanë ndikuar në zhvlerësimin euros. Të cilat kanë shkaktuar humbësit dhe përfituesit nga kjo situatë.

    Por çfarë instrumenti mund të stabilizojë euron në treg?

    “Natyrisht përfituesit janë importuesit që i blejnë më të lira mallrat, edhe ata që kanë kredi në euro duke patur parasysh që një masë është ne euro dhe të ardhurat në lekë kredia bëhet më e lehtë për t’u shlyer”, thotë Civici.

    Banka e Shqipërisë ndërhyn në mënyrë indirekte për stabilizim. Banka e Shqipërisë konfirmon se deri në muajin gusht janë tërhequr mbi 500 milionë euro nga tregu. Nëse euro do të ulet më tej apo qëndron në situatën aktuale, sipas ekspertëve do të varet nga hyrjet valutore gjatë muajve të ardhshëm dhe ekuilibrat e tregtisë së jashtme./Top Channel

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.