
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me ndikimin e daljes në tregun e lirë për bizneset.
Rafuna e cilësoi këtë si goditje për ekonominë e vendit, duke paralajmëruar pasoja të rënda për bizneset dhe qytetarët.
“Kjo do të ndikonte keq në ekonominë e vendit tek bizneset dhe qytetarët. Bizneset janë duke i pritur faturat e energjisë që si kanë marr ende për muajin qershor-korrik për me pa sa është çmimi i energjisë dhe shumë që duhet të paguhet dhe pas kësaj duhet ta shohin se me çfarë vlere do ti lidhin kontratat dhe do të vinë me një vendim”, u shpreh Rafuna.
Rafuna potencoi se nëse kërkohet protestë, OEK do t’i përkrahë bizneset.
Ai ka paralajmëruar se do të rritët numri i të papunësuarve në Kosovë.
“Nëse kërkesa është për protesta ne i përkrahim bizneset. Bizneset do dëmtohen shumë se ofertat që i kanë pas deri sot 300-400 varet edhe sasia e energjisë elektrike, do kemi shumë biznese që do të mbyllen dhe rritje të papunësisë e s’do kemi as investime të huaja”, ka deklaruar ai për Front Online.
Tregu i lirë i energjisë/ Paralajmërohet mbyllja e bizneseve e humbja e vendeve të punës