
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka thirrur konferencë për media.
Konferenca do të mbahet para objektit të Qeverisë së Kosovës në Sheshin ‘Skenderbeu’ me fillim nga ora 12:00, teksa arsyeja nuk është bërë e ditur.
Kujtojmë se ditën e djeshme Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka paralajmëruar bizneset që aktualisht janë duke u furnizuar me rrymë nga KEK si Furnizues i Mundësisë së Fundit, që nëse nuk lidhin kontrata me furnizues afatgjatë të licencuar do të mbesin pa rrymë pas 30 korrikut.
ZRRE u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve të prekur që pa vonesë të kontaktojnë një furnizues të licencuar dhe të nënshkruajnë marrëveshje komerciale për furnizim me energji elektrike.
Dhoma e Tregtisë disa herë ka kaluar anulim të vendimit të ZRRE-së për kalim të bizneseve në treg të hapur energjetik.