
Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar për “kërcënimin serioz” që po i bëhet prodhimit vendore nga produktet serbe, shkruan Periskopi.
Përmes një njoftimi në Facebook, AKB ka thënë se gjatë muajve të fundit imoprtet nga Serbia janë rritur në mënyrë alarmante për mbi 118% dhe sipas tyre kjo ka ardhur pas vendimit të Qeverisë për heqjen e masave kufizuese ndaj mallrave serbe.
“Ky zhvillim është rezultat i heqjes së masave kufizuese ndaj mallrave serbe, vendim i marrë nga Qeveria e Kosovës pa as një kushte në tetor të vitit të kaluar, nën trysninë e faktorit serbë dhe ndërkombëtar. Pasojat tashmë janë të dukshme: produktet “Made in Kosovo” po zëvendësohen nga ato serbe në rafte, në tregje e në tryezat tona.
Kjo situatë nuk është vetëm çështje tregu – është çështje dinjiteti dhe vetëvendosjeje. Një ekonomi që lejon dominimin e një shteti që ende nuk e njeh pavarësinë tonë, është një ekonomi që rrezikon të bjerë në varësi të një strukture tregtare pa reciprocitet dhe pa kritere të qarta mbrojtëse.
Ironikisht, ata që dikur protestonin kundër “maunave serbe” dhe kundër tregtisë së lirë me shtetin që e mohon Republikën e Kosovës, sot heshtin, madje e lehtësojnë hyrjen masive të këtyre mallrave”, thuhet mes tjerash në reagim.
Postimi i plotë:
PUSHTIMI I HESHTUR: PRODUKTET SERBE MBULOJNË KOSOVËN – KËRCËNIM SERIOZ PËR PRODHIMIN VENDOR
Kosova po përballet me një kthim prapa të rrezikshëm në aspektin ekonomik dhe politik. Importet nga Serbia janë rritur në mënyrë alarmante – nga 50.64 milionë euro në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 në 110.53 milionë euro për të njëjtën periudhë të vitit 2025. Kjo rritje prej mbi 118% nuk është thjesht një statistikë ekonomike, por një sinjal i qartë i rikthimit agresiv të produkteve serbe në tregun tonë dhe i rrënimit të prodhuesve vendorë.
Ky zhvillim është rezultat i heqjes së masave kufizuese ndaj mallrave serbe, vendim i marrë nga Qeveria e Kosovës pa as një kushte në tetor të vitit të kaluar, nën trysninë e faktorit serbë dhe ndërkombëtar. Pasojat tashmë janë të dukshme: produktet “Made in Kosovo” po zëvendësohen nga ato serbe në rafte, në tregje e në tryezat tona.
Kjo situatë nuk është vetëm çështje tregu – është çështje dinjiteti dhe vetëvendosjeje. Një ekonomi që lejon dominimin e një shteti që ende nuk e njeh pavarësinë tonë, është një ekonomi që rrezikon të bjerë në varësi të një strukture tregtare pa reciprocitet dhe pa kritere të qarta mbrojtëse.
Ironikisht, ata që dikur protestonin kundër “maunave serbe” dhe kundër tregtisë së lirë me shtetin që e mohon Republikën e Kosovës, sot heshtin, madje e lehtësojnë hyrjen masive të këtyre mallrave.
AKB kërkon urgjentisht ndërgjegjësim qytetar dhe institucional:
Konsumoni produkte vendore!
Mbështesni ekonominë tonë, prodhuesin tonë dhe pavarësinë tonë!
Kosova nuk mund të ndërtojë një të ardhme të qëndrueshme mbi importin e identitetit ekonomik të tjetrit. Duhet të zgjedhim midis një tregu të lirë dhe një shteti të lirë. Nuk mund të kemi të dyjat nëse nuk vendosim rregulla të barabarta dhe vullnet për t’i zbatuar ato, përfundon reagime I Aleancës Kosovare të Bizneseve-AKB.