×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kompanitë në Kosovë përballen me keqpërdorim e dëmtim imazhi, Rizanaj: Shpërndarja e informatave të rreme dëmton reputacionin e tyre

    FrontOnline
    12 Qershor 2025

    Në muajt e fundit, disa prej marketeve të njohura në Kosovë janë bërë cak i keqpërdorimeve të llogarive të tyre në rrjetet sociale, ku individë të panjohur kanë krijuar profile të rreme dhe po shpërndajnë lajme dhe informacione të pavërteta në emër të këtyre kompanive duke dëmtuar imazhin e tyre. 

    Këto veprime përfshijnë organizimin e lojërave online të rreme, ofertave mashtruese dhe publikimeve që synojnë të mashtrojnë qytetarët përmes “linqeve” të dyshimta për të cilat qytetarët mund të besojnë se janë të vërteta.

    Festim Rizanaj, hulumtues në hibrid.info në një prononcim për Telegrafin ka paralajmëruar për pasojat që sjell përhapja e këtij lloj informacioni të pavërtetë në rrjete sociale.

    “Shpërndarja e informatave të rreme dëmton seriozisht reputacionin dhe besueshmërinë e një biznesi, sepse klientët ndihen të mashtruar dhe humbasin besimin. Në një treg konkurrues, ku konsumatorët kërkojnë transparencë dhe ndershmëri, shpërndarja e informacione të pavërteta mund të nxisë bojkot publik, komente negative, humbje klientësh dhe vështirësi për të rifituar imazhin e humbur”, ka thënë ai.

    Sipas tij, informacionet e rreme mund të përfshijnë lidhje (linqe) mashtruese që synojnë të mashtrojnë ndjekësit për të dhënë të dhëna personale ose financiare; të zbulojnë fjalëkalime, kode të sigurisë apo të japin qasje në sisteme të brendshme; të përmbajnë viruse ose softuerë të dëmshëm, që mund të infektojnë pajisjet e klientëve.

    E për të identifikuar dhe menaxhuar informacionet e rreme në rrjetet sociale, Rizanaj tha se bizneset duhet të monitorojnë vazhdimisht platformat, të verifikojnë faktet, të reagojnë shpejt me komunikim të qartë dhe të raportojnë përmbajtjen mashtruese tek organet kompetente.

    “Bashkëpunimi me ekspertë të komunikimit dhe sigurisë digjitale, si dhe edukimi i stafit dhe ndjekësve, janë hapa kyç për mbrojtjen e reputacionit dhe besueshmërisë së biznesit”, tha ai.

    Tutje për të shmangur rreziqet e sigurisë nga informacionet e pasakta në rrjetet sociale, Rizanaj theksoi se bizneset duhet të kufizojnë qasjen në profile, të përdorin autentifikim të dyfishtë, të trajnojnë stafin për sigurinë digjitale dhe të vendosin një politikë të qartë për publikimet.

    “Verifikimi i informacionit para postimit dhe përdorimi i mjeteve për monitorim ndihmojnë në parandalimin e gabimeve dhe ndërhyrjeve të dyshimta, ndërsa rishikimi i rregullt i strategjive siguron përshtatje ndaj rreziqeve të reja”.

    Rizanaj po ashtu tha se në rast të një fushate dezinformimi që synon të dëmtojë imazhin ose operacionet e biznesit në rrjetet sociale, biznesi duhet të veprojë shpejt dhe strategjikisht.

    “Së pari, të analizojë dhe verifikojë informacionin për të kuptuar saktësinë dhe shkallën e ndikimit; më pas, të publikojë një komunikatë të qartë, transparente dhe faktuale për të sqaruar situatën dhe për të kundërshtuar dezinformatat; gjithashtu, duhet të raportojë përmbajtjen e rreme në platformat përkatëse për heqjen e saj dhe të angazhojë ekspertë të komunikimit dhe sigurisë digjitale për menaxhimin e krizës; më në fund, biznesi duhet të mbajë një komunikim të vazhdueshëm me klientët dhe publikun për të rikthyer besimin dhe për të minimizuar dëmet afatgjata”, tha ndër të tjera Rizanaj nga hibrid.info.

    Telegrafi gjithashtu në lidhje me këtë fenomen ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës nëse ka pas ndonjë raportim të tillë, mirëpo deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.