×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    KEK takohet me përfaqësuesit e bizneseve, flasin për tregun e hapur të energjisë

    FrontOnline
    10 Qershor 2025

    Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), Dhoma e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Aleanca e Biznesit, Klubi i Biznesit, dhe Shoqata e Prodhueseve brenda OEK kanë mbajtur sot takim me zyrtarë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

    “Përfaqësuesit e bizneseve janë mirëpritur nga Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, z. Gramos Hashani, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, dhe janë njoftuar lidhur me hapat konkretë të ndërmarrë nga KEK në kuadër të zbatimit të legjislacionit dhe rregulloreve të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), përfshirë rregulloren për Furnizim të Mundësisë së Fundit (FMF) dhe procesin e kalimit të konsumatorëve në tregun e hapur”, njofton KEK.

    KEK ka njoftuar se, nga data 01.06.2025, ka filluar furnizimin e të gjitha bizneseve në tregun e hapur si FMF, në përputhje me rregulloren përkatëse të ZRRE-së.

    Me këtë rast, KEK ka kërkuar bashkëpunim nga përfaqësuesit e bizneseve, me qëllim të realizimit të suksesshëm të këtij procesi të rëndësishëm për sektorin energjetik. Njëkohësisht, është theksuar se si ndërmarrje publike prodhuese, KEK është duke vepruar në zbatim të plotë të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi të ZRRE-së.

    Po ashtu, KEK ka informuar se ka filluar edhe me nënshkrimin e kontratave komerciale me ndërmarrje publike dhe biznese të interesuara për furnizim të rregullt dhe afatgjatë në tregun e hapur të energjisë.

    “Është theksuar gjithashtu se, sipas rregullores së ZRRE-së, afati ligjor për ofrimin e shërbimit si FMF përfundon më 30 korrik 2025, dhe gjatë kësaj periudhe KEK është duke punuar në rritjen e kapaciteteve të saj operacionale, për t’iu përgjigjur me efikasitet kërkesave të tregut dhe bizneseve që synojnë furnizim komercial nga KEK. Me kërkesë të OEK-ut, KEK ka shprehur gatishmërinë për të qenë në dispozicion të ofrojë sqarime të vazhdueshme, si për përfaqësuesit institucionalë të bizneseve, ashtu edhe për bizneset individuale, në mënyrë që procesi të zhvillohet në transparencë dhe bashkëpunim të plotë”, thuhet në komunikatën e KEK-ut.

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.