×
  • Lajme
  • Lajme

    Pretendimet për ngacmime seksuale në veri, Haxhiu mbledh përfaqësuesit e Policisë, Gjykatës dhe Prokurorisë

    FrontOnline
    23 Maj 2025

    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se bashkë me përfaqësues të Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave kanë diskutuar për pretendimet për ngacmime seksuale në veri të Kosovës.

    Ajo e ka ftuar çdokënd që pretendon se ka përjetuar ngacmime të tilla të raportojnë në institucionet përgjegjëse, duke shtuar se çdo raportim për ngacmim seksual dhe dhunë, pavarësisht etnisë apo vendndodhjes së viktimës do të trajtohet me profesionalizëm.

    Haxhiu  tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuar për të ruajtur një mjedis të sigurtë.

    “Jemi të përkushtuar për të krijuar dhe ruajtur një mjedis të sigurt sepse çdo person ka të drejtën të ndihet i mbrojtur dhe i vlerësuar, pa frikën e ngacmimeve apo abuzimeve me natyrë seksuale.
    Drejtësia, barazia dhe dinjiteti janë vlera që nuk negociohen. Së bashku, mund të ndërtojmë një shoqëri ku respektohet çdo individ dhe ku ngacmimi seksual nuk ka vend.”, ka thënë Haxhiu.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Korrik 2025
    Fitore Pacollin e Lëvizjes Vetëvendosje s’po e frenojnë as kritikat e ndërkombëtarëve. Ajo ka vazhduar ta politizojë tutje çështjen e vdekjes së...
    Lajme29 Korrik 2025
    Dërgimi i forcave të FSK-së bë veri, gjegjësisht në liqenin e Ujmanit për të ndihmuar në gjetjen e personit të zhdukur më...
    Lajme29 Korrik 2025
    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë i ka reaguar ashpër Lëvizjes Vetëvendosje për politizimin e aksionit humanitar të FSK-së. Ndër tjerash, ambasada përmendi...
    Të tjera
    Lajme29 Korrik 2025
    Nis ndërtimi i rrugës së re drejt bjeshkëve – investim që hap horizonte të reja për Junikun Në kuadër të përpjekjeve të...
    Sport29 Korrik 2025
    Sipas disa burimeve të shumta, Cristiano Ronaldo ka arritur më në fund statusin zyrtar të miliarderit, duke u bërë futbollisti i parë...
    Lajme29 Korrik 2025
    Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi të rrjedhur nga takimet e dialogut Kosovë–Serbi në Bruksel, të...
    Bota/Rajoni29 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar të martën një ligj që ua mundëson ukrainasve mbi 60 vjeç që t’iu bashkohen...
    Lajme29 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka falënderuar të gjitha institucionet dhe organizatat që morën pjesë në kërkimin për Rrahim Latifin, trupi i...
    Lajme29 Korrik 2025
    Mendimi për motin – 29.07.2025 Riga lokale shiu mund të vazhdojnë gjatë natës në pjesë të vendit. Orëve të mëngjesit të ditës...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.