×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Nuk jemi pro zgjedhjeve, insistojmë që qeverinë e ardhshme ta udhëheqë Hamza

    FrontOnline
    14 Maj 2025

    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, tha se nuk janë pro zgjedhjeve të reja.

    “Ne apriori nuk jemi që vendi t’i drejtohet kutive të votimit, ne nuk jemi ata që i duam zgjedhjet, do të insistojmë që qeverinë e ardhshme ta udhëheqë Bedri Hamza”, tha Tahiri në emisionin “Click” në RTV21 .

    Posti i kryeministrit, Tahiri: Ia kemi bërë të qartë Abdixhikut…

    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, tha se do të përpiqen që t’i kalojnë dallimet me opozitën në mënyrë që kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, ta udhëheqë Qeverinë e Kosovës.

    Kur u pyet se a do t’ia jepnin postin e kryeministrit liderit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, ai tha se një gjë e tillë atij i është bërë e qartë qysh në fushatë.

    “Në rast se do të jemi partia e parë, ne do të kërkojmë që mandatar për krijimin e qeverisë të jetë Bedri Hamza. Në rast se nuk do të ishim partia e parë dhe do t’i kishim ndërruar vendet me LDK-në, do ta kishim mbështetur Abdixhikun”, tha Tahiri.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Korrik 2025
    Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer pasditen e së shtunës në fshatin Prekaz i Epërm të Skenderajt, ku për pasojë...
    Lajme27 Korrik 2025
    Një person është arrestuar në Pejë pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht djalin e tij. Policia e Kosovës njofton...
    Lajme27 Korrik 2025
    Një burrë ka raportuar se iu kanë djegur pjesë të veturave në vlerë prej 50 mijë euro. “ZJARRVËNIE- Rr. Gani Daci, Pejë...
    Të tjera
    Lajme27 Korrik 2025
    Ngjarjet e 27 korrik: 17:00- Grupi Marakli t’kerreve mban eventin tradicionale “Diaspora Meeting”, e cila këtë vit shënon edicionin e 8-të. (Prishtina...
    Lajme27 Korrik 2025
    Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se shkaku i temperaturave të larta dhe erërave të forta, në disa zona të...
    Lajme27 Korrik 2025
    Sot ka hyrë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ua ndalon deputetëve çfarëdo veprimi sa i përket konstituimin të Kuvendit të...
    Lajme27 Korrik 2025
    Të premtën, më 25 korrik, Gjykata Speciale ka njoftuar se trupi gjykues në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, ka lëshuar urdhër...
    Lajme27 Korrik 2025
    Ka vdekur ish-kryetari i Vitisë, Nexhmedin Arifi. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale. Në njoftim thuhet se do...
    Lajme27 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas IHMK-së,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.