×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sa e ka rrogën Papa Leo XIV?

    FrontOnline
    09 Maj 2025

    Në Vatikan dje u zgjodh Papa i ri, Leoni XIV, dhe vëmendja, ndër të tjera, u përqendrua edhe te të ardhurat e tij, të cilat mund të konsiderohen modeste, duke pasur parasysh pozitën që mban si kreu i Kishës Katolike Romake.

    Në fakt, të ardhurat mujore të Papës janë vetëm 2650 euro dhe se këto të ardhura janë më shumë simbolike.

    Megjithatë, vlen të theksohet se kreu i Selisë së Shenjtë përfiton edhe nga rrugë të tjera, shkruan dailymail.

    Vatikani i siguron Papës fonde për donacione, automjete, mbrojtje, sigurim shëndetësor, banesë dhe udhëtime.

    Në total, vlera e të gjitha këtyre përfitimeve, si dhe e aseteve të tjera që janë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Papës, vlerësohet në 12 milionë euro.

    Ndryshe, Vatikani financohet nga burime të ndryshme. Pjesa më e madhe e të ardhurave vjen nga donacionet e besimtarëve në mbarë botën, si dhe nga të ardhurat e turizmit dhe muzeve të Vatikanit.

    Megjithatë, gjithashtu vlen të theksohet se të gjitha këto privilegje i takojnë Papës vetëm në kuadër të ushtrimit të funksionit të tij, dhe ai, të paktën sipas deklaratave të të gjithë liderëve të Kishës Katolike në kohët moderne, pritet të jetojë në mënyrë modeste.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Korrik 2025
    Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka zhvilluar një bisedë të re telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ku ka shprehur shqetësimin e thellë...
    Bota/Rajoni27 Korrik 2025
    Bashkimi Evropian ka aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e situatës me zjarret në jug të vendit....
    Bota/Rajoni27 Korrik 2025
    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë komentet e tij të para që kur ushtria njoftoi një sërë masash për të rritur...
    Të tjera
    Lajme27 Korrik 2025
    Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, gjatë ditës së diel ka vizituar familjen e ish-presidentit, Hashim Thaçit, në Burojë. Përmes një postimi...
    Bota/Rajoni27 Korrik 2025
    Policia e Shtetit ka intensifikuar veprimet hetimore dhe operacionale për parandalimin e zjarrvënieve dhe ndëshkimin e autorëve, duke vijuar në terren bashkëpunimin...
    Lajme27 Korrik 2025
    Një person dyshohet se ka vdekur, pasi është hedhur nga ura në Liqenin artificial të Ujamnit në veri të vendit. Shfi i operativës...
    Bota/Rajoni27 Korrik 2025
      Zvicra është alarmuar nga rritja e kontabandës së cigareve. Veç vitin e kaluar, në tregun e atjeshëm raportohet se kanë hyrë...
    Bota/Rajoni27 Korrik 2025
    Shqipëria është përballur me vatra të shumta zjarri gjatë ditëve të nxehta të verës. Por, sipas policisë, zjarret nuk po vijnë vetëm...
    Bota/Rajoni27 Korrik 2025
    Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Jordania kanë filluar një raund të ri të dërgimit të ndihmave të reja nga ajri mbi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.