×
  • Lajme
  • Lajme

    Reshje intensive shiu dhe ulje graduale e temperaturave përgjatë javës, pritet të bie edhe baltë

    FrontOnline
    25 Mars 2025

    Gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmoferike. Si rrjedhojë, gjatë gjithë javës parashihen vranësira të shpeshta, të cilat kohë pas kohe do të gjenerojnë edhe reshje lokale shiu, e në momente të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve.

    Reshjet më intensive pritet të shtrihen nga mesjava, të cilat lokalisht do të shoqërohen edhe me shkarkesa rrufesh. Reshjet do të vazhdojnë herë pas here edhe në fundjavë.

    Po ashtu, koncentrimet e larta të pluhurit saharian do të vazhdojnë përgjatë javës, me tendencë me ç’rast reshjet do të përzihen me baltë.

    Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 50 km/h.

    Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 10°C, ndërsa maksimale prej 11 deri në 19°C. Vlerat më të larta do të mbesin në fillim të javës, ndërsa nga dita e mërkurë do të pësojnë ulje. /MeteoKosova/

    Nga Rubrika
    Lajme10 Gusht 2025
    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas vrasjes së trefishtë që ndodhi sot në Gjilan, e për...
    Lajme10 Gusht 2025
    Isuf Sadiku, prokurori që po heton rastin e vrasjes së tre personave në Gjilan, në një konferencë për media deklaroi se është...
    Lajme10 Gusht 2025
    Policia e Kosovës ka bërë kërkesë për bashkëpunim ndërkombëtar për kapjen e tre të dyshuarve për vrasjen e trefishtë në Gjilan. Drejtori...
    Të tjera
    Lajme10 Gusht 2025
    Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në lagjen “Ibrahimi” në Kçiq të Mitrovicës, duke përfshirë tre shtëpi banimi. Zjarri është raportuar...
    Bota/Rajoni10 Gusht 2025
    Një grup udhëtarësh që po ktheheshin nga Gostivari drejt Gjermanisë kanë mbetur të bllokuar për rreth 15 orë në territorin e Austrisë,...
    Lajme10 Gusht 2025
    Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje personale të Mefail Shkodrës, të dyshuarit për vrasjet e sotme në mesditë në Gjilan....
    Lajme10 Gusht 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili i quajti “hipokritë” zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kundërshtuan hapur aktgjykimin e...
    Lajme10 Gusht 2025
    Ministrja në detyrë e Drejtësisë tha se duhet “të sfidohet” logjika në bazë të së cilës Gjykata Kushtetuese vendosi të premten lidhur...
    Lajme10 Gusht 2025
    Gjilani është tronditur mesditën e së dielës nga një vrasje e trefishtë. Në mesin e viktimave janë babë e bir nga kjo...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.