×
  • Lajme
  • Lajme

    Maxhuni dhe KFOR-i zviceran flasin për çështje të sigurisë dhe për bashkëpunim të ngushtë

    FrontOnline
    20 Mars 2025

    Koordinatori i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, Burhan Maxhuni, u takua sot me përfaqësuesit e KFOR-it zviceran, me të cilët diskutoi çështje të rëndësishme të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve, me fokus të veçantë në adresimin e dhunës në familje.

    Po ashtu bëhet e ditur se gjatë këtij takimi u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave dhe KFOR-it zviceran, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit, parandalimit dhe reagimit ndaj rasteve të dhunës në familje.

    “Koordinatori i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, Burhan Maxhuni, theksoi rëndësinë e mbështetjes së komunitetit ndërkombëtar në forcimin e mekanizmave për parandalimin e dhunës dhe sigurimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët, duke vlerësuar kontributin e KFOR-it në përpjekjet për të ndërtuar shoqëri më të drejtë dhe më të sigurt”.

    “Nga ana tjetër, përfaqësuesit e KFOR-it ritheksuan angazhimin e tyre për të mbështetur institucionet vendore që punojnë për të ndihmuar viktimat e dhunës në familje dhe për të forcuar masat e sigurisë në këtë drejtim”, thuhet tutje në njoftim.

    Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Korrik 2025
    Përveç AAK-së dhe PDK-së edhe Nisma Socialdemokrate ka shprehur mbështetjen e plotë për protestën e organizuar nga kategoritë e dala nga lufta....
    Lajme31 Korrik 2025
    Prokuroria Speciale ka konfirmuar se ësht ftuar për të dëshmuar në cilësinë e të pandehurit në rastin “Rezervat shtetërore” ish-sekretari i MINT-it,...
    Lajme31 Korrik 2025
    Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti në magjistralen Podujevë-Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për...
    Të tjera
    Lajme31 Korrik 2025
    Ministri gjerman i Shtetit për Evropë dhe Punët e Jashtme Gunther Kirchbaum, është takuar të marten në Berlin me emisarin e Bashkimit...
    Sport31 Korrik 2025
    Është klubi më i trofeshëm në Kosovë! Pos kësaj, kur Prishtina përballej në ish-Jugosllavi me skuadra të mëdha, futbolldashësit e të gjitha...
    Lajme31 Korrik 2025
    Pas vendimit të Gjykatës Komerciale për pezullimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për daljen në treg të hapur të...
    Ekonomi31 Korrik 2025
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se sot janë ekzekutuar pagat me rritje prej 55 euro për 84,230 shërbyes publikë...
    Lajme31 Korrik 2025
    Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdarit e cila pas intervistimit nga...
    Lajme31 Korrik 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar zvarritjen e procesit gjyqësor për udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.