×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri: Lidershipi i LDK-së ka qenë i suksesshëm elektoralisht

    FrontOnline
    19 Mars 2025

    Analisti politik, Visar Ymeri, ka komentuar paknaqësitë e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke vlerësuar rritjen e partisë si një sukses elektoral.

    Sipas tij, lidershipi aktual ka sjellë një dinamikë të re dhe organizim më të mirë.

    “Kjo rritje që e ka LDK-ja tash, duke pasur parasysh që ka qenë poshtë, për mua është rritje e tejet e suksesshme. Lidershipi i LDK-së ka qenë i suksesshëm elektoralisht,” ka deklaruar Ymeri në Debat Plus.

    Megjithatë, ai ka theksuar se pakënaqësitë e brendshme në LDK janë shfaqur shpesh para publikut, duke shtuar se këto çështje duhej të diskutoheshin më parë brenda partisë.

    “LDK-ja është shquar që pakënaqësitë e brendshme i ka komunikuar dhe diskutuar përmes syve të publikut. A është e mirë apo e keqe kjo, nuk mund ta gjykoj, por ka edhe anët pozitive, edhe negative. Vërejtjet për një proces zgjedhor apo zhvillimet e brendshme duhet t’u thuhen fillimisht organeve të partisë,” ka theksuar ai.

    Ymeri gjithashtu ka vlerësuar rolin e Avdullah Hotit në parti, duke thënë se ai ka pasur një kontribut të rëndësishëm për LDK-në, sidomos gjatë periudhës sa ishte kryeministër.

    “Ku unë pajtohem me Hotin, është se mendoj që ka pasur një kontribut jashtëzakonisht pozitiv për LDK-në veçanërisht për LDK-në në këtë legjislaturë që mendoj se ka pasur një vend të merituar. Ai është bërë kryeministër në një kohë pa kohë, këtë mendoj se e ka bërë për të mirën e partisë, ose Kosovës në atë kohë.  Ky e ka marrë një barrë përmbi vetës, edhe tash me u gjyku për atë, nuk është e drejtë”, ka deklaruar Ymeri.

    Nga Rubrika
    Sport02 Gusht 2025
    Trajneri i Juventusit, Igor Tudor, ka dhënë një mesazh të qartë sa i përket lojtarëve që nuk bëjnë më pjesë në planet...
    Sport01 Gusht 2025
    Transferimi tronditës i Granit Xhakës te Sunderlandi i sapongjitur në Ligën Premier u pasua nga një video hyrëse tepër e sikletshme. Ish-...
    Sport01 Gusht 2025
    Një situatë e rrallë ka ndodhur të enjten në Hungari, ku arbitri kosovar Mervan Bejtullahu gjykoi ndeshjen mes Gyorit dhe Pyunikut në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Gusht 2025
    Lëkundje tërmeti janë regjistruar në  Shqipëri. Sipas EMSC-së, epiqendra ishte 9 kilometra në veri perëndim të Tiranës. Lëkundjet ishin me magnitudë 3...
    Bota/Rajoni02 Gusht 2025
    Hamasi ka thënë se nuk do të çarmatoset nëse nuk krijohet një shtet i pavarur palestinez me kryeqytet Jerusalemin. Grupi militant tha...
    Lajme02 Gusht 2025
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se në qershor të këtij viti, importi i energjisë është rritë për...
    Lajme02 Gusht 2025
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar gjuhën dhe sjelljen e kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, ndaj gazetares së Reporterit, Leonora...
    Bota/Rajoni02 Gusht 2025
    Shqipëria  ndodhet në pikun e sezonit turistik, duke bërë që gushti të sjellë fluks turistësh në Durrës. Hotelet janë të ezaurura deri...
    Sport02 Gusht 2025
    Trajneri i Juventusit, Igor Tudor, ka dhënë një mesazh të qartë sa i përket lojtarëve që nuk bëjnë më pjesë në planet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.