×
  • Lajme
  • Lajme

    Muharremi: 48 mandate dhe shtatë të pakicave joserbe, i pamundësojnë VV-së formimin e Qeverisë

    FrontOnline
    12 Mars 2025

    Analisti politik, Shenoll Muharremi, ka thënë se përkundër gatishmërisë së deputetit Elbert Krasniqi për ta mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje, kjo e fundit nuk mund ta bëjë Qeverinë.

    Muharremi ka thënë se nga 48 mandate të VV-së dhe shtatë të pakicave joserbe, pamundësojnë formimin e qeverisë së re.

    Postimi i plotë i tij:

    Edhe një deputet sot, Elbert Krasniqi, e konfirmoj sot përkrahjen për LVV. Nuk është diçka e re. E pyeta një mik me konfirmu sa vota tash gjithsejt janë të LVV-së për me formu qeverinë. Sa po kuptoj, tash LVV i ka konfirmu 7 mandate të pakicave joserbe që bashkëpununojnë për një qeveri të LVV-së. 48 mandate LVV + 7 pakicat joserbe = 55 mandate/vota. Gjithashtu edhe Nenad Rashiq 1, po bëhen 56 mandate të konfirmuara.

    Ende po mungojnë 5 vota në Kuvend për një qeveri të LVV-së. Hajde po supozojmë që edhe 3 mandate të pakicave joserbe e votojnë. Numri po shkon në 59 mandate. Dmth nuk po mjafton me formu qeverinë. Ose duhet me i ‘kontrabandu’ dy mandate nga opozita (apo NISMA) ose me bashkëpunu me partitë tjera me kriju institucionet dhe qeveri stabile.

    Deri tash, askush nuk i ka votat me kriju qeverinë. E nëse LVV dëshiron me formu me Nisma qeverinë, nuk është ilegale as kjo.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Korrik 2025
    Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka dorëzuar rezolutë për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Kamberi...
    Lajme29 Korrik 2025
    Artan Nimani nga Nisma Socialdemokrate ka deklaruar se vendi do të kishte institucione funksionale nëse Fatmir Limaj do të ishte nominuar për...
    Lajme29 Korrik 2025
    Me shtim të vransirave, gjatë natës pjesëve perëndimore të vendit, paraqiten rrebeshe shiu, që deri në orët e hershme të mëngjesit kalojnë...
    Të tjera
    Sport28 Korrik 2025
    Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova, po kalon ditët e tij të fundit si lojtar i Lille, pasi së shpejti pritet transferimi i tij...
    Lajme28 Korrik 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka mohuar se kandidatura e saj për kryetare të Kuvendit të Kosovës ka dështuar 54 herë....
    Lajme28 Korrik 2025
    Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim i ka quajtur të pabaza informacionet që po qarkullojnë në rrjete sociale lidhur me lokalizimin...
    Lajme28 Korrik 2025
    Një tentim-vrasje me armë zjarri ka ndodhur sot në Stanoc, ku ka mbetur i plagosur një 27 vjeçar. Burime të Veriu.info bëjnë...
    Lajme28 Korrik 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ia ka kthyer Albulena Haxhiut. Haxhiu duke mos komentuar mesazhin shokues që bashkëshorti...
    Lajme28 Korrik 2025
    Pas intervistës së transmetuar sot në RTK, deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka reaguar keq në Facebook duke e sulmuar gazetaren që...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.