×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për pak shtyp nxënësit, hyn në shkollë pa leje

    FrontOnline
    23 Janar 2025

    Britmat e fëmijëve të frikësuar e thirrjet “largohuni”, nuk po e ndalin eskortën e Albin Kurtit.

    Tetë xhipa të zinj të kryeministrit Kurti për pak sa nuk i shtypën fëmijët e shkollës “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, kur partia në pushtet mbajti tubimin elektoral, ilegalisht, brenda sallës së sporteve afër shkollës.

    Rregullorja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve udhëzon partitë politike që përpara se të bëhet tubimi politik i cili mbledh më shumë se 200 persona, të lajmërohet institucioni përgjegjës për shfrytëzimin e asaj hapësire 48 orë më herët.

    Drejtori i Arsimit në Fushë-Kosovë, Fatlum Berisha, thotë se këtë gjë, partia e Kurtit nuk e bëri. Madje, tubimi u mbajt kur fëmijët ishin brenda mësimit.

    Sa për sy e faqe, jashtë kornizës së rregullores, partia në pushtet kishte dërguar kërkesë më pak se 24 orë para eventit.

    E për dallim nga pushtetarët, partitë e tjera po dalin shumë më të disiplinuara, sipas Berishës./KiksKosova

    Nga Rubrika
    Lajme31 Korrik 2025
    Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti në magjistralen Podujevë-Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për...
    Lajme31 Korrik 2025
    Gjykata e Apelit e Kosovës ka vendosur të lirojë nga paraburgimi pesë zyrtarët policorë që po hetohen për vrasjen nga pakujdesia të...
    Lajme31 Korrik 2025
    Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e mbrojtësit të të dyshuarit Igor Popoviq, avokatit Millosh Deleviq, duke lënë në fuqi vendimin e...
    Të tjera
    Lajme31 Korrik 2025
    Pas vendimit të Gjykatës Komerciale për pezullimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për daljen në treg të hapur të...
    Ekonomi31 Korrik 2025
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se sot janë ekzekutuar pagat me rritje prej 55 euro për 84,230 shërbyes publikë...
    Lajme31 Korrik 2025
    Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdarit e cila pas intervistimit nga...
    Lajme31 Korrik 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar zvarritjen e procesit gjyqësor për udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të...
    Lajme31 Korrik 2025
    Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka konfirmuar se do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Çairit...
    Bota/Rajoni31 Korrik 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka komentuar sërish mbi situatën humanitare në Rripin e Gazës, duke bërë thirrje...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.