
Bashkësia Islame e Kosovës, sikurse herëve të tjera, edhe këtë vit, me rastin e Kurban Bajramit, do të bëjë organizimin e therjes së kurbaneve.
Sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, bën të ditur se për këtë vit çmimi i një kurbani është përcaktuar 120 euro.
“Ne paraprakisht e kemi caktuar dhe çmimin e kurbanit që është 120 euro për 1 kurban dhe i kemi njoftua të gjitha këshillat të gjithë xhematin, lajmërimet janë bërë nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës. Bashkësia Islame ka bërë organizimin e therjes edhe viteve tjera”, thotë ai, për ekonomia Online.