×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Abdixhiku i kundërpërgjigjet Kurtit pasi e krahasoi LDK-në me “mizën”: S’jemi për t’u sharë e për t’u zhytur në moçalin e pështymave

    FrontOnline
    14 Janar 2025

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në këtë fushatë nuk e ka ndërmend të merret me kundërkandidatë, pasi ka “përpara prezantimin për punët e ardhshme”.

    I pyetur nga gazetarët për deklaratat e kryeministrit Albin Kurti ku e krahason LDK-në me “mizën”, Abdixhiku ka thënë se në këtë fushatë primare e ka prezantimin e projekteve konkrete e jo sharjet me partitë tjera. Madje, kreu i LDK-së ka ftuar në debat publik kryeministrin Kurti, për siç ka thënë matjen e ideve për të ardhmen.

    “Nuk merremi me çështje negative në këtë fushatë, kemi përpara një obligim të madh qytetar dhe ky obligim na thërret për propozime konkrete, për ide të ardhshme se si bëhet vendi. Nuk jemi për t’u sharë e për t’u zhytur në moçalin e madh të pështymave, jemi për të prezantuar punën e ardhshme të Republikës së Kosovës, sepse na duhet t’ju shpjegojmë qytetarëve tanë se për çfarë qëndrojmë. Unë e ftoj secilin njëri që t’i përcjellë me kaq masivitet tubimet e LDK-së dhe kaq interesim, në mënyrë të kuptojmë se çfarë i pret për katër vitet e ardhshme brenda Republikës së Kosovës, e kryeministrin në ikje e ftoj edhe për ballafaqim publik e t’i masim idetë për idetë për ardhmen. Për t’u sharë i kemi disa tjerë por nuk e kam ndërmend këtë fushatë me u shajtë”, ka thënë Abdixhiku.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka shpjeguar në seancën e Kuvendit arsyet pse partia e saj nuk ka mbështetur...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se ishin partitë opozitare ato që nuk deshën zgjidhje për të shkuar para me...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas përfundimit të seancës së 54-të konstituive ka thënë se “çka t’i themi Avni Deharit”, ishte pyetja...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, e ka konfirmuar takimin e sotëm me presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Limaj tha se në takim...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës, Sala Jashari nga radhët e PDK-së, ka deklaruar se asnjë i ri apo e...
    Lajme26 Korrik 2025
    Pak para seancës, deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka denoncuar një tjetër incident, duke thënë se është përballur me një burrë që...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se do ta votonte kandidatin e VV-së për kryetar kuvendi vetëm në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku është deklaruar para seancës së natës që mbahet në tentativën...
    Lajme26 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpërthimit të qindra vatrave zjarri në komuna të ndryshme të vendit, duke i cilësuar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.