×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuriqi me Quint-in: T’i presim hetimet për Ibër Lepenc – të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën me rrymë

    FrontOnline
    30 Nëntor 2024

    Në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok, mbrëmë ndodhi një shpërthim i cili u cilësua nga institucionet shtetërore si sulm terrorist.

    Për pasojë, pa ujë mbetën qytetarët e Mitrovicës së Veriut dhe të disa komunave tjera.

    Për këtë rast pati shumë reagime. Kosova e fajësoi Serbinë për sulmin, ndërsa kjo e fundit i mohoi akuzat.

    Ministri i jashtëm serb, Marko Gjuriq, në ndërkohë mblodhi në një takim ambasadorët e shteteve të Quint-it dhe ambasadorin e BE-së në Serbi.

    Aty u fol për sulmin e mbrëmshëm terrorist në Zubin Potok.

    Siç thuhet në njoftimin e kësaj ministrie, Gjuriqi në takim theksoi se “bëhet fjalë për sabotim të qartë” dhe se Serbia pa mëdyshje e dënon një akt të tillë, i cili është i drejtuar kundër stabilitetit të rajonit dhe interesave të të gjitha komuniteteve.

    Kreu i diplomacisë serbe deklaroi se akuzat e bëra nga Kosova ndaj Serbisë me këtë rast “janë të pabaza dhe të pa vërtetuara”, dhe se, sipas tij, synojnë diskreditimin e Beogradit në një moment të ndjeshëm dhe “keqpërdorimin e situatës për qëllime politike dhe instrumentalizimin e saj në para-fushatën zgjedhore në Kosovë”.

    “Serbia, sipas fjalëve të tij, kërkon gjetjen e motivit të sulmit në këtë objekt jetik të infrastrukturës dhe është e gatshme të bashkëpunojë me prezencën ndërkombëtare në Kosovë për të ndriçuar të gjitha rrethanat dhe mundësisht gjetjen dhe sjelljen e përgjegjësve para drejtësisë”, thuhet në njoftim.

    Shtohet se ministri Gjuriq theksoi se është e rëndësishme që ndërkohë, para se hetimi të japë ndonjë përgjigje konkrete, të gjithë të përmbahen nga akuzat e pabaza dhe drejtimin në mënyrë arbitrare të gishtërinjve ndaj kujtdo, si dhe që policia në terren në kryerjen e veprimeve hetimore të mos e përdorë këtë situatë si justifikim për dhunë dhe shkelje të të drejtave të njeriut të qytetarëve.

    “Serbia, siç është prezantuar para bashkëbiseduesve, është e gatshme t’i ndihmojë autoritetet lokale dhe Prishtinën me furnizimin me energji elektrike deri në riparimin e dëmtimit të kanalit Ibër-Lepenc dhe është e gatshme të ndihmojë në çdo mënyrë në riparimin e dëmeve”, u tha në këtë njoftim.

    Në takim morën pjesë përfaqësues të ShBA-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Korrik 2025
    Një person është mbytur në Liqenin e Ujmanit, pasi është hedhur nga ura dhe nuk ka dalë më nga uji. Lajmin e...
    Lajme27 Korrik 2025
    Pas temperaturave të larta që kanë përfshirë Kosovën ditët e fundit, kjo javë, sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik, do të karakterizohet...
    Lajme27 Korrik 2025
    Një ngjarje tragjike ka tronditur sot Mitrovicën. Sinjali mëson se personi që dyshohet se është hedhur nga ura në liqenin e Ujmanit dhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Korrik 2025
    Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Jordania kanë filluar një raund të ri të dërgimit të ndihmave të reja nga ajri mbi...
    Lajme27 Korrik 2025
    Është ndarë nga jeta veterani i UÇK-së, Hasan Isufi. Lajmin për vdekjen e tij e ka njoftuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj...
    Kronika27 Korrik 2025
    Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka ndërmarrë masa ndaj dy shoferëve për shkelje të rënda të rregullave të trafikut. Një shofer...
    Lajme27 Korrik 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se dje u shënua një përfundim i turpshëm i një krize që u zvarrit e vetëdije....
    Lajme27 Korrik 2025
    Për vdekjen tragjike të 27-vjeçarit, Triumf Islamit në Ferizaj, ka shkruar deputeti i betuar i PDK-së, Rashit Qalaj. Përmes një postimi në...
    Bota/Rajoni27 Korrik 2025
    Një situatë e paprecedentë ndodhi në Vlorë një natë më parë, ku një oficer policie dhunoi një kamarier. Sipas njoftimit zyrtar, pas...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.