×
  • Kronika
  • Kronika

    Dy vëllezër të dyshuar për vrasje dhe tentim vra*sje në Haraçinë, kërkohet caktimi i masës së paraburgimit

    FrontOnline
    02 Nëntor 2024

    Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj dy vëllezërve nga Haraçina, të moshës 23 dhe 30 vjeçare, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale si bashkëkryetarë “Vrasje” nga neni 123 paragrafi 2 pika 1 dhe një vepër penale “Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 1 lidhur me nenin 19 (tentativë) të Kodit Penal.

    Ata bashkërisht dhe qëllimisht i kanë marrë jetën një personi dhe kanë tentuar t’i marrin jetën edhe djalit të tij, për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura borxh-kreditor, pra për shkak të një borxhi prej 7.000 eurosh, i cili tani i ndjeri kishte tek babai i të dyshuarve.

    Dy vëllezërit kanë pranuar të takojnë babanë dhe djalin, me ç’rast vëllai i madh ka shkuar në drejtim të tyre për t’u përballur fizikisht me ta, ndërsa vëllai i vogël ka nxjerrë një armë zjarri dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të viktimave, duke i shkaktuar plagë të shumta me armë zjarri.

    Babai i sulmuar ka ndërruar jetë, ndërsa djali i tij ka pësuar lëndime të rënda. Dy të dyshuarit janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një veturë.

    Më pas vëllai i madh është gjetur dhe ndaluar, ndërsa i vogli është në kërkim.

    Prokurori publik gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup i ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dy, me faktin se për të arratisurin do të zbatohet nga momenti i arrestimit të tij.

    Në Gjykatë është dorëzuar edhe një kërkesë për lëshimin e urdhrit për arrestimin e të dyshuarit, i cili nuk është në dispozicion të organeve të rendit./telegrafi

    Nga Rubrika
    Kronika04 Nëntor 2024
    Rrjeti i Grave të Kosovës është thellësisht e indinjuar nga rasti i tmerrshëm ku një e mitur dyshohet se është dhunuar nga...
    Kronika04 Nëntor 2024
    Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.B., për shkak të dyshimit...
    Kronika04 Nëntor 2024
    Është dorëzuar vullnetarisht në polici, Granit Elshani – i dënuar me 24 vjet burgim për vrasjen e ndodhur në diskotekë “City Club”...
    Të tjera
    Lajme04 Nëntor 2024
    Ish-komadantit i UÇK-së Shukri Buja ka vendosur që të dëshmojë në Gjykatën Speciale. Kryetari i trupit gjykues në Hagë, Charles Smith III...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin, njëherësh Ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Nesër bëhen katër vite kur u burgosën personalitetet më të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësit kryesorë të shpalljes së...
    Sport04 Nëntor 2024
    Një lojtar humbi jetën dhe 4 të tjerë u plagosën pasi u goditën nga rrufeja në një fushë futbolli në Peru, në...
    Vip04 Nëntor 2024
    Ndonëse rrugëtimi i saj mbaroj shpejt, ndjekësit po e përkrahin Bay T në të gjitha format. Muzika e saj është trend i...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Klubi i karatesë “Policia e Kosovës” i themeluar dhe i regjistruar edhe në Federatën e Karatesë së  Kosovës ka marrë pjesë në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.