×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në përvjetorin e rënies së Zhitisë e Fazliut: S’harrojmë kurrë nga vijmë, punën kryesore e bënë dëshmorët

    FrontOnline
    02 Nëntor 2024

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca kanë bërë homazhe te varret e heronjve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu në përvjetorin e 35-të të rënies heroike të tyre.

    Kurti tha se saktësisht para 35 vjetëve, mbi gjashtë orë kanë zgjatur luftimet në lagjen “Bregu i Diellit” tek hyrja e tretë tek blloku i tretë, ku luftuan Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, derisa ranë heroikisht për çlirimin e Kosovës dhe për dëbimin e forcave okupatore serbe nga atdheu.

    “Afrimi dhe Fahriu ishin udhëheqës të Lëvizjes Popullore asokohe dhe pikërisht me ta, udhëheqja e organizatës dhe udhëheqja e aktiviteteve bëhej nga brenda Kosovës e jo më prej jashtë sikurse deri atëherë. Viti 1989 ka qenë vit i demonstratave të fuqishme të shpeshta gjithandej Kosovës. Një ditë para se të bien heroikisht, kanë marrë pjesë në demonstratën e 1 nëntorit të vitit 1989, meqë masës demonstruese i është drejtuar Afrim Zhitia.

    “Në Kosovë po fillonte aparteidi i Serbisë, pas okupimit klasik që e pasoi heqjen edhe të asaj autonomie që kishim, ndërkaq Evropa po çlirohej, pasi një javë më vonë do të shembej Muri i Berlinit. Kur Evropa po çlirohej nga diktatura dhe po bashkohej, në Kosovë po niste aparteidi”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

    Më tej, ai tha se në ato rrethana janë kalitur veprimtarët më të denjë, luftëtarët më të paepur dhe heronjtë e popullit të Kosovës, siç janë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu.

    “Ne nuk e harrojmë asnjëherë nga vijmë dhe nuk e harrojmë se pjesën më të madhe të punës dhe kryesore e kanë kryer dëshmorët e kombit. Ndërkaq, neve të tjerëve na ka ngelur një pjesë e rëndësishme e punës, por megjithatë, shumë më e vogël sesa e atyre dhe ajo çfarë duhet të bëjmë tash është që të japim maksimumin në rrugën që na kanë ndriçuar ata”,  tha Kurti.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Nëntor 2024
    Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe te varret e heronjve të kombit, Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, në 35-vjetorin e...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Kryetari i degës së LDK-së, Visar Azemi ka njoftuar se Agisa dhe Agron Gashi, dy arkitektë të njohur, janë bashkuar me LDK-në....
    Lajme02 Nëntor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë të tij kanë bërë homazhe me rastin e 35-vjetorit të rënies...
    Të tjera
    Lajme02 Nëntor 2024
    Ish-shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, për FrontOnline, ka komentuar Raportin e Progresit. Hoxhaj, këtë raport e konsideron si të keq për...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Prof. Asoc. Dr. Artan Nimani ka reaguar lidhur me shpenzimet e luksit të qeverisë të cilat arrijnë në 88,209,000 euro për periudhën...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti do të bëjë sot homazhe në nderim të 35-vjetorit të rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu. Sipas...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka mbikëqyrur nga afër punimet që po bëhen për ndërtimin e rrugës “A”. Rama ka...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Analisti politik, Halil Matoshi, për FrontOnline, thotë se politika kosovare nuk ka asnjë arsye që të rreshtohet pro apo kundër ndonjë kampi...
    Sport02 Nëntor 2024
    Gjilani e pret Dukagjinin me fillim nga ora 13:00 në kuadër të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll. Kjo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.