×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në Zvicër: Serbia gjithmonë do të jetë rrez*ik për Kosovën dhe vendet fqinje që i pengojnë projektit të “botës serbe”

    FrontOnline
    02 Nëntor 2024

    Kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit dyditor në Zvicër, ishte i ftuar për një adresim dhe diskutim nga Shoqëria zvicerane për Politikë të Jashtme, të shoqëruar me një bashkëbisedim me redaktorin për politikë të jashtme të NZZ, Andreas Ernst.

    Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti trajtoi edhe raportet me Serbinë dhe procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Europian, raporton Gazeta Express.

    Ai foli për refuzimin e Serbisë për të nënshkruar Marrëveshjen e dakorduar Bazike dhe Aneksin e saj të zbatimit dhe nënvizoi shkeljet e vazhdueshme nga ana e Serbisë të cilat kulmuan me letrën e ish-kryeministres serbe Ana Bqrnabiq dërguar Bashkimit Europian në të cilën thuhet se Serbia nuk do të respektojë integritetin territorial të Kosovës, gjë që praktikisht nënkupton tërheqje nga Marrëveshja Bazike dhe parimet themelore të saj.

    Kurti për Serbinë tha se “përderisa elita e saj autoritare vazhdon të propagandojë dezinformata, të mobilizojë trupa përgjatë kufirit tonë dhe të refuzojë të ndjekë penalisht terroristët që vranë rreshterin tonë të policisë një vit më parë në Banjskë të Zveçanit”.

    “Serbia gjithmonë do të përbëjë një rrezik të madh për sigurinë jo vetëm të Kosovës, por edhe të vendeve të tjera fqinje që i pengojnë projektit të “Serbisë së Madhe”, që tani e quajnë “bota serbe”, përkatësisht Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina po ngacmohen përveç Kosovës”.

    Kurti atje tha se Moska do të jetë e para që do t’i bashkohet këtij “kori përçarjeje dhe shkatërrimi”.

    “Rusia por edhe Kina kanë zgjeruar ndikimin e tyre në rajon, si ekonomikisht ashtu edhe politikisht. Rusia përdor lidhjet historike dhe kulturore për të ushtruar fuqinë e saj, duke i bërë thirrje shpirtërores së thellë të popullit serb, i cili është i lidhur ngushtë me Kishën Ortodokse Ruse, ndërsa Kina përdor investime dhe kredi për të forcuar ndikimin e saj. Këto ndikime destabilizojnë rajonin dhe krijojnë një pengesë të fortë kundër përparimit demokratik”.

    Ai tha se për Kosovën dhe gjithë Ballkanin Perëndimor është thelbësore të mbesin të ankoruar në bashkësinë europiane të vlerave.

    “Ky angazhim nuk ka të bëjë vetëm me rritjen ekonomike – ka të bëjë me ruajtjen e demokracisë dhe lirisë. Ne parashikojmë që Ballkani Perëndimor të rritet si një pjesë e qëndrueshme, sovrane dhe plotësisht e integruar e Europës – jo si një tabelë shahu gjeopolitike për fuqitë e jashtme. Ballkani Perëndimor në Europë. Me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në BE, është Bashkimi Europian ai që bëhet Europë”.

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme02 Nëntor 2024
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Rezidencën Artistike të Mulliqit, ku tha se u mirëpriten nga djali i Luan...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, për FrontOnline, është prononcuar në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve në SHBA dhe pozicionin...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Sot me homazhe dhe me akademi, në përvjetorin e parë, është nderuar Riza Vata. Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka...
    Të tjera
    Sport02 Nëntor 2024
    Gjilani e pret Dukagjinin me fillim nga ora 13:00 në kuadër të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll. Kjo...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Një aksident trafiku me fatalitet, e 19 me të lënduar u evidentuan dje. Gjatë kësaj periudhe ndodhën edhe 46 aksidente tjera me...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Është vendosur që më 25 nëntor 2024, mbrojtja e Pjetër Shalës ta dorëzojë dosjen e saj përfundimtare për Apelim të vendimit të...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Aktivisti politik në SHBA dhe ish-deputeti i LDK-së, Faton Bislimi ka vlerësuar se Kosovës i duhet qasje shtetërore dhe bashkëpunuese karshi SHBA-ve....
    Lajme02 Nëntor 2024
    Hetuesit policorë dje në ora 19:00, në koordinim me agjenci tjera të sigurisë, në dalje të autostradës në fshatin Mazgit, kanë ndaluar...
    Lajme02 Nëntor 2024
    203 raste me kancer të gjirit janë regjistruar në Kirurgjinë Torakale gjatë këtij viti. 17 raste më shumë se gjatë periudhës së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.