Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Në mëngjes pritet të ketë mjegull, nëpër ultësira, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 15 deri 18 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-3m/s”, shkruan mes tjerash në njoftim.