Zarfi ngjyrë gri që erdhi për herë të parë në ndonjë edicion të Big Brother VIP në Kosovë përmban diçka pas ngjarjeve aspak të këndshme që ndodhën natën e së mërkurës.
Kësisoj, banorëve i’u komunikua personalisht nga “Vëllai i Madh” përmbajtja e tij pas konsultimeve me kompaninë amë të formatit.
“Banorë kam përcjell me shqetësim episodin e shëmtuar të së mërkurës në orët e hershme të mëngjesit, siç edhe dihet formati si patentë ndërkombëtare i përcakton qartë kufijtë e situatave që janë të pranueshme dhe të papranueshme brenda lojës. Të gjendur në situatë ku veprimi fizik i Xuxit kundrejt Mevlanit është i diskutueshëm dhe mund të interpretohet jo si sulm por si tendencë për të ndarë – produksioni ka kërkuar mendimin e kompanisë amë të formatit Banijay, pas konsultimeve të vazhdueshme për masat dhe fatin e Xuxit në lojë unë kam marrë një vendim. Sonte përmes një televotimi do t’i lihet në dorë publikut nëse Xuxi duhet të vazhdojë apo jo qëndrimin në shtëpinë më të famshme në vend”, u shpreh “Vëllai i Madh”.