Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta ka treguar pjesë të traumës që ajo ka përjetuar më parë.
Ajo ka thënë se kjo traumë i është kthyer pas debatit që bëri me Xuxin.
“Aty ka pasur shumë sene më të mëdha, i vetmi sen që më ka prekur vetëm gjatësia ime. Kam treguar traumën që e kam përjetuar dhe pse tjerët qeshin, nuk më intereson çka thonin”, u shpreh Xheneta.
“Jam paragjykuar për pamjen fizike se si ngjajë me nënën biologjike, nuk ka kurrgjë as marre me i ngja nënën e as babës, thjesht kam një histori më ndryshe, jam paragjykuar”.