×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Plani ynë aksional për anëtarësimin direkt në NATO do të krijojë mundësi për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie

    FrontOnline
    01 Nëntor 2024

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Komunën e Vitisë, në vazhdën e vizitave nëpër komunat e Kosovës.

    Haradinaj ka takuar fermerë, sipërmarrës, bashkëluftëtarë e familje të dëshmorëve.

    “Gjatë vizitës në Viti, pata rastin të takohem me fermerë, sipërmarrës, bashkëluftëtarë, familje të dëshmorëve dhe sportistë. U impresionova nga guximi dhe përkushtimi i këtyre njerëzve punëtorë, të cilët ndërtojnë themele të qëndrueshme për zhvillimin e vendit”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka parë nga afër punën që bëhet në ferma e kompani vitiase.

    “Në fermën e Enver Qosës në Sllatinë të Epërme, pashë angazhimin familjar në ruajtjen e traditës dhe prodhimin e mallrave vendore cilësore. Gjithashtu, u njoha me arritjet e kompanisë K-Fenetres në Kllokot, e cila ka 65 punonjës dhe përdor teknologji moderne për të eksportuar produkte në Zvicër. Këto raste ilustrojnë potencialin e lartë të ndërmarrësve tanë”, është shprehur Haradinaj.

    Gjatë vizitës në Viti, Haradinaj ka vizituar familje dëshmorësh dhe ka takuar Organizatën e Veteranëve të luftës.

    “Me nderim të thellë, vizitova familjen e dëshmorit Mejdi Korrani në Pozharan, i cili ra heroikisht në Zonën Operative të Dukagjinit. Gjithashtu kam bërë nderime për Nazim Ademin, luftëtar i dalluar në tri luftërat tona çlirimtare. Gjatë takimeve me Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Organizatën e Veteranëve të Luftës, konfirmova zotimin tonë për trajtim të dinjitetshëm të familjeve të dëshmorëve dhe luftëtarëve, me pensione dhe beneficione adekuate”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka premtuar mbështetje për sportin.

    “Entuziazmin e të rinjve vitias, e pashë gjatë vizitës në Klubin e Basketbollit. Aleanca është e vendosur të mbështesë zhvillimin e sportit dhe të rinjve në mbarë vendin”, ka shtuar ai.

    Sipas tij, me qeverisjen e tij, Kosova do të transformohet në vend joshës për investime.

    “Plani ynë aksional për anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO do të krijojë mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie. Së bashku do ta transformojmë Kosovën në një vend joshës për investime, me ekonomi të përparuar dhe plotësisht të integruar në strukturat euroatlantike”, ka përfunduar Haradinaj.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Nëntor 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka shprehur shqetësimin e tij se Beogradi zyrtar po përdor forma të ndryshme për të...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi në tubimin e kësaj partie në Ferizaj tha se kryetarët e komunave që vijnë nga radhët e...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se ka filluar projekti për vendosjen e numrave të objektit dhe ndërlidhjes së qytetarit me...
    Të tjera
    Front TV01 Nëntor 2024
    Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Berat Rukiqi, në një konferencë për media falsifikimin e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditorit, e...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës ka dalë me një sqarim lidhur me akuzat që sot dolën nga deputetja e LDK-së, Hykmete...
    Sport01 Nëntor 2024
    Ashtu si pritej, Federata e Futbollit e Serbisë është dënuar rëndë nga UEFA për shkeljet e bëra në ndeshjen e 12 tetorit...
    Vip01 Nëntor 2024
    Këngëtari i njohur Luiz Ejlli pak minuta më parë ka ndarë një moment me ndjekësit. Ai tregoi se për momentin gjendet në...
    Bota/Rajoni01 Nëntor 2024
    Të paktën 205 persona humbën jetën në Spanjën lindore të goditur nga përmbytjet pas një shiu të rrëmbyeshëm brenda një dite. Rreth...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi thotë se janë “të paktën tre deputetë të tjerë” të LVV-së që janë afër...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.