×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati, Abdixhikut për koeficientin 150: Humor i pashije – rritja e pagave bëhet veç sa është rritur ekonomia

    FrontOnline
    01 Nëntor 2024

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka reaguar kandidatit për kryeministër të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka premtuar se në javën e parë të qeverisjes së tij, koeficienti i pagave do të jetë 150 euro.

    Murati tha se Neni 22/C i Ligjit për Financa Publike, që sipas tij, është miratuar në vitin 2016 në kuadër të programit që Qeveria Mustafa kishte me FMN-në asokohe, e përcakton që rritja e pagave në një vit fiskal nuk mund të tejkalojë rritjen ekonomike.

    “Prandaj edhe premtimet për koeficientë 150 euro s’ka se si të konsiderohen ndryshe përveç se si humor i pashije. Sepse rritja e pagave mund të bëhet vetëm aq sa është rritur ekonomia, jo më shumë. Kjo është e përcaktuar qartë në ligj”.

    “Fati e do që me qeverisjen tonë për këto 4 vite kemi pasur rritje ekonomike të qëndrueshme, e cila na ka mundësuar që pagat t’i rrisim për 3 vite radhazi, prejse ka hyrë në fuqi ligji i pagave”, tha Murati.

    Më tej, Murati tha se “fakti se ekonomistët e LDK-së” po garojnë me ide e premtime sikurse “ato të AAK-së, tregon se ku është katandisur kjo parti”.

    “Lumiri së paku e ka mundësinë të konsultohet me Deputetin Hoti, i cili ka qenë edhe Ministër i Financave në kohën kur Neni 22/C i Ligjit për Financa Publike ishte miratuar”, tha Murati.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Nëntor 2024
    Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi thotë se janë “të paktën tre deputetë të tjerë” të LVV-së që janë afër...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se do të ndalet furnizimi me ujë për disa zona në kryeqytet sot,...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, së bashku me kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenc”, Faruk Mujka, vizituan liqenin e Ujmanit. Në...
    Të tjera
    Lajme01 Nëntor 2024
    Zëdhënësi dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka akuzuar Qeverinë Kurti për kapjen e institucionit të Zyrës së Auditorit...
    Sport01 Nëntor 2024
    Përzgjedhësi i grupmoshës U19 të Kosovës, Adil Maliqi, ka publikuar të premten listën e futbollistëve që janë ftuar për ndeshjet kualifikuese të...
    Vip01 Nëntor 2024
    Këngëtari Korab Shaqiri, jo shumë herë është pjesë e mediave rozë. Ai kujdeset për familjen e tij ta ndaj me ndjekësit vetëm...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, përmes një shkrimi në rrjetin social Facabbok ka demantuar Ministrin e Financae, Hekuran Murati, se janë harxhuar...
    Bota/Rajoni01 Nëntor 2024
    Numri i viktimave nga vërshimet katastrofike në Spanjë është rritur në 205 më 1 nëntor, teksa ekipet e shpëtimit kanë hapur një...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën nga ora 11:00, ka njoftuar Kuvendit. Një ndër pikat e rendit të ditës është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.