×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tetë të vde*kur pas shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad

    FrontOnline
    01 Nëntor 2024

    Tetë persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar pasi është shembur streha e stacionit hekurudhor në Novi Sad të Serbisë, tha ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq.

    Dy persona ende janë të bllokuar nën rrënoja dhe Daçiq tha se ekipet e shpëtimit po tentojnë që t’i nxjerrin nga aty.

    Aktualisht, afër 80 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit janë në vendin e ngjarjes.

    Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se kjo është një nga ditët më të vështira në historinë e pasluftës të Novi Sadit.

    “Ne do të insistojmë që të gjithë përgjegjësit të gjenden dhe ata që janë përkujdesur për gjendjen e kësaj strukture dhe të kësaj ndërtese të mbahen përgjegjës”, tha kryeministri serb.

    Ai tha se streha që u shemb ishte ndërtuar në vitin 1964.

    Ky stacion hekurudhor ishte ndërtuar më 1964. Më 2024, pas rikonstruktimit për tre vjet, ky stacion u hap sërish. Më 5 korrik, në hapjen e objektit të rindërtuar kishte marrë pjesë edhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Goran Vesiq, kryetarja e Qeverisë Krahinor Maja Gojkoviq dhe kryetari i Komunës së Novi Sad, Millan Gjuriq.

    Infrastruktura e Hekurudhave të Serbisë bëri të ditur se streha që u shemb “nuk ka qenë subjekt i rindërtimit në kuadër të punimeve për rinovimin e objektit të stacionit në kuadër të projektit të ndërtimit të linjës së shpejtësisë së lartë Novi Sad-Suboticë”.

    Siç u tha në njoftimin e kësaj kompanie, në kuadër të rikonstruksionit është punuar në pjesën e brendshme e stacionit, çatisë dhe fasadës sipër dhe poshtë strehës./RadioEvropaeLirë

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Nëntor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën e kësaj jave ka për t’i takuar diasporën shqiptare në Selanik. Balli Kombëtar në Greqi...
    Bota/Rajoni01 Nëntor 2024
    Numri i viktimave nga vërshimet katastrofike në Spanjë është rritur në 205 më 1 nëntor, teksa ekipet e shpëtimit kanë hapur një...
    Bota/Rajoni31 Tetor 2024
    Kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me kriminalitetin në vendin tonë, duke iu referuara edhe rastit të fundit në Shkodër ku...
    Të tjera
    Lajme01 Nëntor 2024
    Kryetari i Podujvës, Shpejtim Bulliqi ka kujtuar Bedri Sokolin në 35-vjetorin e rënies së tij. Bulliqi shprehet se Sokoli tha jetën për...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Zëdhënësi dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka akuzuar Qeverinë Kurti për kapjen e institucionit të Zyrës së Auditorit...
    Sport01 Nëntor 2024
    Përzgjedhësi i grupmoshës U19 të Kosovës, Adil Maliqi, ka publikuar të premten listën e futbollistëve që janë ftuar për ndeshjet kualifikuese të...
    Vip01 Nëntor 2024
    Këngëtari Korab Shaqiri, jo shumë herë është pjesë e mediave rozë. Ai kujdeset për familjen e tij ta ndaj me ndjekësit vetëm...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, përmes një shkrimi në rrjetin social Facabbok ka demantuar Ministrin e Financae, Hekuran Murati, se janë harxhuar...
    Bota/Rajoni01 Nëntor 2024
    Numri i viktimave nga vërshimet katastrofike në Spanjë është rritur në 205 më 1 nëntor, teksa ekipet e shpëtimit kanë hapur një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.