×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Raporti i Progresit theksoj qartë se Kosova duhet të zbatoj marrëveshjet, Qeveria nuk bëri asnjë reformë në asnjë sektor

    FrontOnline
    02 Nëntor 2024

    Ish-shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, për FrontOnline, ka komentuar Raportin e Progresit.

    Hoxhaj, këtë raport e konsideron si të keq për Kosovën, derisa thekson se ky raport tregon se Kosova nuk ka pasur asnjë reformë në asnjë sektor.

    ‘’Raport i progresit tregon që Kosova gjate kësaj kohe nuk ka pasur asnjë reformë të brendshme në asnjë sektor, por mjerisht asnjë suksese në politikën e jashtëm, duke marr vetëm obligime nga dialogut, pa asnjë përfitim konkret dhe mbështetje politike dhe financiare’’ shprehet ai.

    Hoxhaj, potencon se duke iu referuar Raportit të Progresit, Kosova nuk e merr fare statusin e kandidatit të BE-së.

    ‘’Aty thuhet qartë qe Kosova nuk e merr fare statusin e kandidatit, duke aplikuar në dhjetorin e 2022 dhe duke mos u trajtuar fare si kërkesë e Kosovës, por aty thuhet qartë që për Kosovën duhet ti zbatoj Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit, ku është propozimi evropian për Asociacionin, është temë e kryer dhe e mbyllur’’ thekson ai.

    Ish-shefi i diplomacisë, aktualisht deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka cituar një pjesë të Raportit të Progresit, ku Kosova obligohet që të i respektoj dhe zbatoj marrëveshjet e pranuara.

    ‘’Ajo se çfarë thuhet në tekst të raportit është mjaft shqetësuese ku shprehim thuhet: “ Si Kosova ashtu edhe Serbia pritet të zbatojnë obligimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit. Kjo përfshin themelimin e Asociacioni/Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe (A/CSM). Kosova pritet të nisë procesi që çon në krijimin e A/CSM bazuar në propozimin evropian të paraqitur ndaj Palëve më 21 tetor 2023. Serbia pritet të fillojë të përmbushë detyrimet e saj nga Marrëveshja paralelisht duke iniciuar njohjen e dokumenteve, simboleve dhe institucionet të Kosovës.” shton Hoxhaj.

    Sipas tij, nga citati i lartë cekur, Marrëveshja e Brukselit dhe Asociacionit janë në fuqi.

    ‘’Nga ky citat thuhet qartë që marrëveshja e Brukselit dhe Asociacionin janë në fuqi, dhe përtej debatit të nënshkrimit dhe zbatimit, të gjitha këto janë në fuqi!’’ potencoj Hoxhaj për FrontOnline.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Nëntor 2024
    Kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, për FrontOnline, është prononcuar në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve në SHBA dhe pozicionin...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Sot me homazhe dhe me akademi, në përvjetorin e parë, është nderuar Riza Vata. Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Tre persona janë lënduar në një aksident që ndodhi sot mes trenit të linjës Prishtinë – Pejë dhe një veture, në fshatin...
    Të tjera
    Lajme02 Nëntor 2024
    Hetuesit policorë dje në ora 19:00, në koordinim me agjenci tjera të sigurisë, në dalje të autostradës në fshatin Mazgit, kanë ndaluar...
    Lajme02 Nëntor 2024
    203 raste me kancer të gjirit janë regjistruar në Kirurgjinë Torakale gjatë këtij viti. 17 raste më shumë se gjatë periudhës së...
    Kronika02 Nëntor 2024
    Katër raste të dhunës në familje janë evidentuar dje në Policinë e Kosovës. Dy nga to janë në Malishevë, njëra në Prishtinë...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar dje në Deçan. Ai po dyshohet se ka kryer vjedhje në dy mobil-shop dhe një kioskë....
    Lajme02 Nëntor 2024
    Një kosovar është arrestuar dje në pikën kufitare në Jarinje, sipas policisë pasi ai ka prezantuar dokumente të lëshuara nga Serbia të...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, për FrontOnline, ka folur rreth zgjedhjeve të cilat do të mbahen në SHBA me 6 nëntor. Për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.