×
  • Lajme
  • Lajme

    Të dielën protestohet në Medvegjë me moton “Kthema adresën”

    FrontOnline
    01 Nëntor 2024

    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë të ditur se më 3 nëntor para stacionit të policisë në Medvegjë do të organizohet një protestë me moton “Kthema adresën”.

    Sipas Sinanit, protesta në Medvegjë do të organizohet për të kërkuar drejtësi dhe për rikthyer adresat e pasivizuara në mënyrë të padrejtë nga ana e qeverisë serbe.

    “Të mos lejojmë që qytetarët tanë të humbasin të drejtën për identitet dhe ekzistencë në vendin e tyre. Data: 3 Nëntor 2024. Ora: 13:00 Lokacioni: Para stacionit policor në Medvegjë”, thuhet në njoftimin e Sinanit.

    Tutje, ajo tha se kjo protestë është një thirrje kundër diskriminimit dhe në mbrojtje të së drejtës së çdo shqiptari për të jetuar me dinjitet në vendlindje.

    “Mos hesht! Bashkohu për identitetin dhe të ardhmen tonë”, tha ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Nëntor 2024
    ‘’Do të marrim shumë, shumë vota. Qytetarët po na thonë e keni edhe një mandat të sigurt’’ në këtë formë sigurie po...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë tha se projektligjet e miratuara së voni për juridiksionin gjyqësor në Kosovë dhe për ta...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Ditë më parë është raportuar për një sondazh të brendshëm të VV-së e ku u tha se kjo parti nuk qëndron mirë...
    Të tjera
    Vip01 Nëntor 2024
    Heidi Baci zgjodhi të largohet nga ekrani duke lënë në mes eksperiencën e saj në “Goca dhe gra”. Puntata e fundit e...
    Lajme01 Nëntor 2024
    MPJ me tender ’emergjent’ për dërgesat diplomatike, merr ofertë rreth 900% më të larte – a do ta lejojë Gërvalla gjakderdhjen financiare...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati po insiston se është “i pavërtetë dhe i pasaktë” lajmi se niveli qendror ka shpenzuar 31 milionë...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Seanca e paraparë të mbahej sot ndaj zyrtarëve komunalë të Komunës së Istogut, është shtyrë për shkak të mungesës së të akuzuarit...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, në lidhje me shpenzimet e pushtetit për karburant, që...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Gazetari Lavdim Hamidi i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili sot deklaroi se shpenzimi i karburantit për automjete për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.