×
  • Lajme
  • Lajme

    Chad Mair emërohet si bashkë-mbrojtës për Rexhep Selimin

    FrontOnline
    01 Nëntor 2024

    Chad Mair është emëruar si bashkë-mbrojtës ndaj Rexhep Selimit, i cili akuzohet së bashku me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë për krime lufte.

    Vendimi është marrë me 30 tetor 2024 pas kërkesës së mbrojtësit të Rexhep Selimit, avokatit Geoffrey Roberts.

    Sipas vendimit të Administratores, me 11 tetor 2024, Roberts kishte dorëzuar kërkesën e tij duke njoftuar se dëshironte që të ndihmohej nga Mair si bashkë-mbrojtës.

    Ndërsa, me 22 tetor 2024, Roberts kishte dorëzuar të gjithë dokumentacionin përkatës ku me 30 tetor Mair u emërua si bashkë-mbrojtës.

    Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

    Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./BetimipërDrejtësi

    Nga Rubrika
    Lajme01 Nëntor 2024
    Ditë më parë është raportuar për një sondazh të brendshëm të VV-së e ku u tha se kjo parti nuk qëndron mirë...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, për FrontOnline, ka komentuar sondazhet e fundit që janë publikuar nga disa media vendore dhe nga analistë...
    Front TV01 Nëntor 2024
    Për të tretën herë radhazi, Komisioni hetimor parlamentar për hetimin e teksteve shkollore ka dështuar në mungesë kuorumi. “Po e shihni atmosferën,...
    Të tjera
    Lajme01 Nëntor 2024
    Seanca e paraparë të mbahej sot ndaj zyrtarëve komunalë të Komunës së Istogut, është shtyrë për shkak të mungesës së të akuzuarit...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, në lidhje me shpenzimet e pushtetit për karburant, që...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Gazetari Lavdim Hamidi i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili sot deklaroi se shpenzimi i karburantit për automjete për...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Në margjinat e Konferencës Ministeriale për Dimensionin Njerëzor të Formulës së Paqes për Ukrainën, kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla, u takua me homologen...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Gjermania i ka kërkuar Serbisë që të rishqyrtojë projektligjin e saj që e shpall Kosovën...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Artan Abrashi, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilën ka komentuar opozitën. Në fakt, Abrashi ka bërë një akuzë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.