×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarohet fajtor i akuzuari se e kanosi gazetarin Kajtazi duke i thënë se do të lyejë me benzinë

    FrontOnline
    01 Nëntor 2024

    I akuzuari Driton Dobruna është deklaruar të premten fajtor se ka kanosur gazetarin Vehbi Kajtazi.

    Në seancën e shqyrtimit fillestar, Dobruna e ka pranuar fajësinë se përmes mediave sociale e ka kanosur pronarin e portalit “Paparaci”.

    “Fajtor, po”, ka deklaruar Dobruna, të premten, në seancën ku ka marrë pjesë edhe i dëmtuari Kajtazi dhe prokurori Paulin Pashku, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    I dëmtuari Kajtazi e ka mbështetur deklarimin e prokurorit të shtetit dhe ka kërkuar që me rastin e dënimit të jepet mësim gjithë atyre që kanë prirje t’i pengojnë e sulmojnë gazetarët.

    Kajtazi ka thënë se i akuzuari kishte planifikuar në detaje se si do ta kryente veprën penale.

    “Përgjatë këtyre 20 viteve si gazetar, kam marr kërcënime të ndryshme përfshirë edhe sulme fizike, por rrallëherë më ka rënë të lexoj diçka më trishtuese, më planifikuese në detaje se si dikush përgatitet për kryerjen e një vepre penale, mes tjerash, aty thotë se do ta shesë shtëpinë për ta kryer veprën penale, pra për të më djegur me benzinë”, ka thënë Kajtazi.

    “Ndërkohë, në llogarinë e tij në Fb, e ka shtëpinë në shitje, pra e ka deklaruar se po e shet shtëpinë. Nuk kam se si ta shoh ndryshe, përveç një planifikimi në detaje për ta kryer këtë vepër, andaj kërkoj nga gjykata, që me rastin e shpalljes së dënimit se gazetarët në Kosovë sulmohen vazhdimisht, kërcënohen vazhdimisht, pengohen në punën e tyre, ju duhet t’ju jepni mësim të gjithë atyre që kanë prirje të tilla që të mos na pengojnë në punën tonë”, ka thënë Kajtazi, në seancë.

     I akuzuari Dobruna është me profesion avokat derisa ka thënë se nuk ka marrë punë në profesionin e tij deri në momentin kur ta fitojë pafajësinë.

    “Ju premtoj se i dëmtuari nuk ka asnjë rrezik nga unë”, ka deklaruar Dobruna.

    Sipas aktakuzës, Dobruna ndër të tjera i kishte shkruar Kajtazit se: “Do të lyej me benzinë, ne të dy do të takohemi, e unë e ti së bashku në ferr”.

    Dobruna ishte arrestuar pas raportimit të kanosjes derisa i ishte caktuar edhe masa e paraburgimit më 11 tetor 2024.

    Ndërkohë, AGK-ja kishte kërkuar reagim të organeve të drejtësisë për Dobrunën dhe gjithë ata që kërcënojnë gazetarët.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Nëntor 2024
    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se do të protestojë më 14 nëntor në ora 11:00 para Ministrisë së...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me Këshilltarin Federal të Zvicrës dhe Kryesuesin e Departamentit për Çështje Ekonomike të Arsimit dhe...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar në një vetaksident në rrugën Kllokot-Viti. Lajmin  ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për...
    Të tjera
    Lajme01 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar në një fshat të Leposaviqit, pasi që me vete kishte një pushkë gjuetie me municion. Ndërsa gjatë kontrollit...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës ka aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve Paga dhe Shtesa...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Jeta Statovci, deputete e partisë “GUXO”, ka pasur një interpretim optimist mbi gjetjet e Raportit të Progresit të Bashkimit Evropian, që u...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Sa herë del në media, Florin Krasniqi, ish-deputet i VV-së, bën deklarata të forta kundër ish-partisë së tij, të cilën edhe e kishte...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për aksionin “Milioni” ndaj fajdesë të zhvilluar dje në Prizren e Suharekë. 20 banesa,...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, tha se BE-ja pret të shohë përparim në themelimin e Asociacionit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.