Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, është munduar që ta kritikojë dhe ta tallë kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
“Kthimi/fitimi i Trustit ka kapur shifrën 203 milionë euro për 9 muajt e parë të vitit 2024. Këtij udhëheqësit të rrugës së re spo i hec as me analiza akademikiane e as me rrena të krypta” – shkroi Pacolli në llogarinë e saj në rrjetin “Facebook”, duke vënë në fund një figurë duke qeshur me lot.
Shkrimit i bashkëngjiti një citat të kryetarit të LDK-së, të publikuar në një portal, ku shkruhej “Abdixhiku: Gjysmë milioni euro humbje në Trust çdo ditë, Qeveria në gjumë”.
Sidoqoftë, fjalia e parë e deputetes Pacolli dhe citati u kopjuan tërësisht nga shkrimi i ministrit të Financave, Hekuran Murati. Pacolli shkroi vetëm 35 minuta pas ministrit.
Në fjalinë e dytë, ajo bëri disa gabime drejtshkrimore.