×
  • Lajme
  • Lajme

    Giaufret: Dialogu duhet të vazhdojë, presim të shohim përparim në themelimin e Asociacionit

    FrontOnline
    01 Nëntor 2024

    Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, tha se BE-ja pret të shohë përparim në themelimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, duke shtuar se dialogu duhet të vazhdojë.

    Giaufret tha për TV Prva se shpejtësia me të cilën Serbia do të anëtarësohet në BE kushtëzohet nga reformat në fushën e sundimit të ligjit, lufta kundër korrupsionit, si dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Tani jemi në një situatë ku kemi disa marrëveshje të arritura, nga viti 2013 dhe 2015, dhe Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve nga viti i kaluar. Tani çështja është zbatimi i obligimeve të shumta. Çështjet kryesore janë te tabela, të dyja palët kanë detyrime që duhet t’i zbatojnë”, tha Giaufret.

    Ai përkujtoi se një sërë lëvizjesh të “njëanshme” të Kosovës, të cilat ua vështirësuan jetën njerëzve në Kosovë, u kritikuan nga BE-ja.

    “Ne jemi duke diskutuar në kuadër të dialogut se si të vazhdohet. Dhe ky është mesazhi që u kemi përcjellë negociatorëve të të dyja palëve. Një nga aspektet kyçe është krijimi i Asociacionit. Evropianët kanë dhënë një draft të statutit dhe presim që të shohim progres në themelimin e Asociacionit”, tha ai.

    Ai theksoi se dialogu duhet të vazhdohet, sepse nuk ka rrugë tjetër për zgjidhjen e situatës, veçanërisht për të përmirësuar jetën e popullatës vendase.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Nëntor 2024
    Jeta Statovci, deputete e partisë “GUXO”, ka pasur një interpretim optimist mbi gjetjet e Raportit të Progresit të Bashkimit Evropian, që u...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Sa herë del në media, Florin Krasniqi, ish-deputet i VV-së, bën deklarata të forta kundër ish-partisë së tij, të cilën edhe e kishte...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për aksionin “Milioni” ndaj fajdesë të zhvilluar dje në Prizren e Suharekë. 20 banesa,...
    Të tjera
    Lajme01 Nëntor 2024
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, thotë se Qeveria Kurti po bën filma. Madje, Lekaj ka paralajmëruar edhe skandale...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka shprehur kritika ndaj Qeverisë Kurti për qasjen e saj diplomatike, veçanërisht për mungesën e...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti dje ka mbajtur një fjalim para studentëve shqiptar në Universitetin S.T Gallen në Zvicër. Kurti ka falënderuar...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Të mërkurën është publikuar Raporti i Progresit për Kosovën, i cili shfaq përparimet dhe ngecjet që Kosova ka pasur vitin e fundit...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Udhëheqësi i Listës për Familjen, Eman Rrahmani, ka mohuar zërat se Halil Kastrati e Shefqet Krasniqi do të jenë pjesë e listës...
    Lajme31 Tetor 2024
    Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka folur për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe. “Asociacioni i cili është përfshirë në ankesin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.