×
  • Lajme
  • Lajme

    BE reagon pas miratimit të ligjit për zyrtarët publikë, thotë se s’janë përfillur as këshillat e BE’së e as rekomandimet e Kushtetueses

    FrontOnline
    31 Tetor 2024

    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka pranuar me keqardhje miratimin e Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë, pa i marrë parasysh këshillat e gjera dhe konsistente që BE-ja i ka dhënë gjatë procesit të hartimit, për ta harmonizuar atë me parimet e meritës dhe standardet e BE-së.

    Zyra e BE-së në Kosovë pohon se “reforma e Administratës Publike është pjesë esenciale e rrugës së Kosovës drejt BE-së” si dhe “Kosova është zotuar ta zhvillojë një administratë publike profesionale, efikase dhe llogaridhënëse për ta sjellë Kosovën më afër BE-së”.

    Andaj, presin që Kosova t’i përmbushë këto zotime dhe ta ketë një kornizë legjislative që është në përputhje me standardet e BE-së.

    Reagimi i plotë:

    Deklaratë për miratimin e Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë

    Me keqardhje shohim se Ligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë (LZP) është miratuar dje nga Kuvendi i Kosovës në leximin e dytë pa i marrë parasysh këshillat e gjera dhe konsistente që BE-ja i ka dhënë gjatë procesit të hartimit, për ta harmonizuar atë me parimet e meritës dhe standardet e BE-së. Përveç kësaj, ai nuk i trajton rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2023 në mënyrë adekuate dhe rrezikon të shkojë kundër tyre.

    Shqetësimet tona kryesore, që janë ngritur në opinione të ndryshme të BE-së për këtë ligj, kanë të bëjnë me ndryshimet që janë bërë në pozitat udhëheqëse në shërbimin civil, duke e lejuar përkohësinë dhe jostabilitetin përmes përcaktimit të mandateve të kufizuara në kohë dhe rekrutimit të jashtëm për të gjitha pozitat udhëheqëse, në vend të sigurisë dhe parashikueshmërisë në karrierën e shërbyesve civilë të nevojshëm për profesionalizimin e tij. Për më tepër, ai lejon diskrecion të tepruar në rekrutimin dhe transferimin e shërbyesve civilë, duke e minuar paanshmërinë e tij.

    Gjithashtu, me keqardhje shohim se të gjitha ndryshimet e tilla të LZP -së i janë dorëzuar Parlamentit pa konsultime paraprake publike.

    Reforma e Administratës Publike është pjesë esenciale e rrugës së Kosovës drejt BE-së. Sipas Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe Agjendës së Reformës, Kosova është zotuar ta zhvillojë një administratë publike profesionale, efikase dhe llogaridhënëse për ta sjellë Kosovën më afër BE-së dhe për të mirën e qytetarëve. Për këto arsye, ne presim që Kosova t’i përmbushë këto zotime dhe ta ketë një kornizë legjislative që është në përputhje me standardet e BE-së.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Tetor 2024
    Ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, ka reaguar ndaj rastit të gazetarit Vehbi Kajtazi, të cilit iu gjet sot në veturë, një pajisje...
    Lajme31 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së Arben Gashi, ka shkruar në lidje me zbulimin e mjetit përgjues në makinën e gazetarit Vehbi Kajtazi. Sipas tij,...
    Ekonomi31 Tetor 2024
    Në raportin e saj të fundit për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Banka Botërore parashikon një rritje të moderuar ekonomike në dy...
    Të tjera
    Lajme31 Tetor 2024
    Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është ndër temat e pakta, për të cilën flitet gati çdo javë...
    Lajme31 Tetor 2024
    Bordi i RTK-së e ka votuar Hysen Hundozin për U.D drejtor të RTK-së. Për këtë vendim e ka konfirmuar vet Bordi i...
    Lajme31 Tetor 2024
    Viona Bunjaku nga Lëvizja FOL është shprehur se nga Raporti i Progresit është gjetur në të gjitha fushat mangësi, njëjtë si vitin...
    Lajme31 Tetor 2024
    Departamenti amerikan i Shtetit tha se pajtohet me Bashkimin Evropian se Serbia ka shkelur detyrimet nga dialogu i Brukselit, duke e miratuar...
    Lajme31 Tetor 2024
    Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, duke folur rreth rikthimit të tij në politikë me koalicionin “Lista për Familjen”, deklaroi se...
    Lajme31 Tetor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, e ka sqaruar në “Frontal” të T7, deklaratën që “qytetarët kanë lotë gëzimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.