×
  • Lajme
  • Lajme

    Vogel i quan të “pasinqerta” deklaratat e Kurtit: I ka takuar gjithmonë Prishtinës t’i krijojë kushtet për Asociacionin

    FrontOnline
    31 Tetor 2024

    Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është ndër temat e pakta, për të cilën flitet gati çdo javë dhe që secilën herë bëhet lajm.

    Të gjithë kanë qëndrime për të dhe e komentojnë. Për të janë arritur marrëveshje e janë përpiluar propozime. Por, zgjidhja përfundimtare nuk është arritur kurrë.

    Asociacioni u riaktualizua më 29 tetor, kur shefi i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti, tha para mediave se, si kryeministër i një republike demokratike, nuk mund të formojë asociacione të komunave.

    “Komunat asociohen me njëra-tjetrën, koordinohen, bashkëpunojnë. Ju tashmë e dini që ne e kemi një Asociacion të Komunave të Kosovës. Nëse dikush e dëshiron një asociacion tjetër, atëherë kjo duhet të vijë nga komunat… nëse kryeministri do të themelonte asociacion të komunave, ky do të ishte një imponim ndaj komunave”.

    Toby Vogel nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Bruksel i tha Radios Evropa e Lirë se deklarata e kryeministrit të Kosovës është e pasinqertë.

    Sipas tij, “i ka takuar gjithmonë Prishtinës t’i krijojë kushtet për formimin e Asociacionit, por gjithmonë sipas një konteksti të caktuar”.

    “Kosova vazhdon të jenë nën masa të Bashkimit Evropian, derisa Serbia nuk është përballur me asnjë pasojë për Banjskën, apo për refuzim të Marrëveshjes së Ohrit. Pse, atëherë, Kurti do ta ndryshonte pozitën e tij në këtë situatë? Nuk ekziston ndonjë përfitim zgjedhor apo diplomatik për të, nëse pranon ta formojë Asociacionin”, u shpreh ai.

    Kosova do t’i mbajë zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 9 shkurt 2025.

    Vogel paralajmëroi për presion të shtuar ndaj Qeverisë së radhës. Sipas tij, nëse Kurti i fiton zgjedhjet, “nuk do të mundet pafundësisht të paraqesë arsye të reja pse nuk mund të formohet Asociacioni”.

    Ai tha se më e rrugës do të ishte nëse Kurti do t’ua sqaronte komuniteteve pse në situatën aktuale disa marrëveshje të dialogut kanë mbetur pezull, dhe që njëkohësisht Kosova t’ua bëjë të qartë partnerëve që edhe Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për veprimet e veta.

    “Gjithë procesi duhet të zhbllokohet, jo vetëm ngërçi për Asociacionin”, theksoi ai.

    Duke e parë situatën aktuale, Vogel vlerësoi se zor që mund të merret dikush me Asociacionin menjëherë pas zgjedhjeve.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kë bërë të ditur se sot në mbledhjen e kryesisë të subjektit që ai drejton, kanë diskutuar...
    Lajme31 Tetor 2024
    Bordi i RTK-së e ka votuar Hysen Hundozin për U.D drejtor të RTK-së. Për këtë vendim e ka konfirmuar vet Bordi i...
    Lajme31 Tetor 2024
    Viona Bunjaku nga Lëvizja FOL është shprehur se nga Raporti i Progresit është gjetur në të gjitha fushat mangësi, njëjtë si vitin...
    Të tjera
    Lajme31 Tetor 2024
    Në aksident trafiku mes tri automjeteve në Bresalc të Gjilanit la të vdekur një person. Rastin për Front Online e konfirmoi zëdhënësi...
    Lajme31 Tetor 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se rrugët ilegale të kontrabandës me Serbinë i kanë mbyllur, e tani po i hapin...
    Lajme31 Tetor 2024
    Të mërkurën është publikuar Raporti i Progresit për Kosovën i Komisionit Evropian. "Vonesat dhe lufta për të hartuar së bashku reformat në...
    Lajme31 Tetor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj rastit të gazetarit Vehbi Kajtazi, duke vlerësuar se zbulimi i pajisjes së përgjimit, është...
    Sport31 Tetor 2024
    Ndeshja mes Valencias dhe Real Madridit, sfidë kjo e planifikuar për këtë fundjavë, është shtyre për shkak të përmbysjeve në Valencia. Federata...
    Sport31 Tetor 2024
    Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur të enjten listën për dy ndeshjet e fazës kryesore kualifikuese për Kampionatin Evropian...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.