Feronikeli ‘74 zyrtarisht është larguar nga edicioni 2024/25 në Superligën e Kosovës.
Ky vendim i klubit ng Rexhep Rexhepi e ka tronditur të gjithë opinionin futbolldashës, duke mos e pritur një lëvizje të tillë.
Rregullorja e garave të FFK-së, e ka përcaktuar se çfarë do të ndodh në rast se një klub largohet nga Superliga e Kosovës, duke e bërë mjaftë të qartë situatën aktuale.
Gjendja momentale është se Feronikeli ‘74 nuk e ka përfunduar 50% të kampionatit, dhe kjo i takon pikës a në nenin 35.3.
Ky vendim më së shumti e ka dëmtuar skuadrën e Ferizajit, e cila është skuadra e vetme të cilës do i zbriten gjashtë pikë.
Ferizajasit e mposhtën Niklin në xhiron e parë me rezultatin 2-1, ndërsa xhiron e kaluar arritën fitore mjaftë të mundimshme me rezultatin 0-1.
Këto pikë, e zbresin Ferizajin në vendin e fundit, me vetëm tetë pikë./GazetaExpress/