×
  • Lajme
  • Lajme

    Ligji për juridiksion, SHBA-ja kritikon Serbinë: Mbështesim integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës në gjithë territorin e saj

    FrontOnline
    31 Tetor 2024

    Departamenti amerikan i Shtetit tha se pajtohet me Bashkimin Evropian se Serbia ka shkelur detyrimet nga dialogu i Brukselit, duke e miratuar projektligjin për juridiksion gjyqësor në Kosovë dhe duke e shpallur Kosovën “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”.

    “Ne përsërisim mbështetjen e Qeverisë amerikane për integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës në gjithë territorin e saj”, tha një zëdhënës i DASH-it për Radion Evropa e Lirë.

    Uashingtoni tha se dialogu për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja, ka zhvilluar zgjidhje praktike që promovojnë të drejtat e qytetarëve të Kosovës, përfshirë serbët që jetojnë në veri të Kosovës.

    “Kjo duhet të zbatohet. Ne u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë, pa vonesa, zotimet që kanë bërë në Marrëveshjen e vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit të raporteve, përfshirë themelimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe”, tha zëdhënësi i DASH-it.

    Një ditë më herët, BE-ja kritikoi Serbinë për ligjin e miratuar më herët gjatë javës nga Serbia, që synon ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës.

    Ligji që Qeveria e Serbisë ia propozoi Kuvendit serb për miratim më 28 tetor, parasheh gjykime për të gjitha krimet e parapara me Kodin Penal të këtij vendi, të cilat janë kryer pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në shkurt të vitit 2008.

    Ky ligj u tha se do të zbatohet edhe për procedurat penale të nisura para miratimit të tij.

    Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se ligjet janë reagim, ndaj, siç u shpreh ai, “shtypjes së popullit serb nga regjimi në Prishtinë dhe mungesës së veprimeve të dukshme nga misioni i BE-së, EULEX”.

    Ai tha po ashtu se “nëse do të kishte sundim të ligjit në Kosovë dhe nëse serbët do të kishin ndonjë siguri juridike”, atëherë ligji i propozuar nga Qeveria në Beograd nuk do të ishte i nevojshëm”.

    Edhe Kosova e ka kritikuar këtë legjislacion të Serbisë dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka akuzuar Beogradin për shkelje të marrëveshjeve të dialogut dhe shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial me këto projektligje.

    Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen për gjyqësorin në vitin 2015 dhe më 2017 dhe janë pajtuar për zbatimin e saj dhe integrimin e serbëve të Kosovës në institucionet e drejtësisë në Kosovë.

    Por, qindra pjesëtarë të komunitetit serb në veri dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, përfshirë komunat, policinë, gjykatat dhe prokurorinë, në nëntor të vitit 2022, në shenjë pakënaqësie me disa vendime të Qeverisë së Kosovës.

    Gjatë këtij viti, Qeveria e Kosovës ndërmori disa hapa – si heqja e dinarit serb nga përdorimi dhe mbyllja e strukturave paralele serbe – në përpjekje për të shtrirë sa më shumë autoritetin e saj në veri.

    Kjo e shtyri Beogradin zyrtar të njoftojë në shtator se do të krijojë prokurorinë speciale për territorin e Kosovës, si një masë për mbrojtjen e “interesave jetike kombëtare të popullit serb” në Kosovë.

    Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paraqitur më herët gjatë javës disa masa për Kosovën, duke thënë se prokuroria speciale dhe dhomat gjyqësore të veçanta do të “ndjekin të gjithë ata që marrin pjesë në persekutimin e popullsisë serbe” në Kosovë.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Tetor 2024
    Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i PDK-së, ka thënë se në çdo komunë është i madh numri i qytetarëve që po iu...
    Lajme31 Tetor 2024
    Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka larguar nga puna pesë zyrtarë dhe se ka degraduar dy të tjerë për shkelje të...
    Lajme31 Tetor 2024
    Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se Raporti i Progresit për Serbinë për vitin 2024, është...
    Të tjera
    Lajme31 Tetor 2024
    Klinika e Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, ka shënuar përparim të madh sa i përket përkrahjes...
    Vip31 Tetor 2024
    Mediat amerikane kanë publikuar foto të Diddy-t të realizuar natën kur ai thuhet se dhunoi një vajzë 13-vjeçare. Para kësaj, raportohet se...
    Bota/Rajoni31 Tetor 2024
    Është shfaqur sëmundja e zgjebes në Pogradec. Në një konvikt privat ku marrin kujdes katër fëmijë, tre prej tyre kanë rezultuar me...
    Lajme31 Tetor 2024
    Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka bërë të ditur se seanca e kuvendit do të vazhdojë të hënën në ora 12:00. Kjo seancë nuk...
    Lajme31 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, është pritur me ceremoni të lartë ushtarake nga  Gjeneralbrigade Ali Mohammed Al Fadala, në Akademinë...
    Lajme31 Tetor 2024
    Me rastin e përfundimit të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, Ministria e Shëndetësisë organizon sonte mbrëmjen rozë. Sipas komunikatës për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.