×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu-Shoshi: Gërvalla, ministre e papërgjegjshme për vonesat dhe humbjet e dokumenteve të diasporës

    FrontOnline
    31 Tetor 2024

    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë së humbja e dokumenteve personale të diasporës në pika të ndryshme të konsullatave dhe ambasadave në vend, është shkak nga papërgjegjshmëria e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.

    Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ajo ka pohuar se pos humbjes së dokumenteve ka edhe vonesa për pranimin e tyre nga diaspora.

    “Nga data 2 tetor 2024 kanë humbur 406 pasaporta, 165 letërnjoftime dhe katër vendime për shtetësi të mërgimtarëve tanë në postën diplomatike të Republikës së Kosovës, dhe ky qytetarë të dashur nuk është rasti i parë që bashkatdhetarët tanë përballen me problemin e tillë,  pra me pajisje të dokumenteve personale”.

    “Të risjellim në vëmendje vonesat e shumta për shkak të mungesës së materialit, kanë qenë mjaft evidente edhe në fillim të këtij mandati qeveritar të cilat kanë shkaktuar probleme të shumta të mërgimtarëve tanë, anë e mbanë botës”, ka thënë Musliu-Shoshi.

    “Duke pamundësuar edhe ardhjen e tyre në vendlindje për disa muaj. Këto vonesa, qytetarë të dashur, kishin vetëm një qëllim, dhe qëllimi i vetëm është aplikimin e kontratave një-burimore nga kjo ministre e papërgjegjshme. Për të qenë më e qartë me ju, kontratat një-burimore janë hajni”.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Tetor 2024
    Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në lidhje me zëvëndësimin e deputetëve në komisionet parlamentare, ai ka thënë se është...
    Lajme31 Tetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) me 10 vota për dhe 1 abstenim, ka votuar raportin e Komisionit për rekrutimin e prokurorëve të...
    Lajme31 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj Raportit të Progresit të Bashkimit Evropian për Kosovën, duke e...
    Të tjera
    Lajme31 Tetor 2024
    Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu e ka ngritur në Kuvend çështjen e mungesës së ujit të pijshëm në një pjesë të kryeqytetit...
    Artikull i Sponsoruar31 Tetor 2024
    Në prag të Halloween-it, Petrol Company dhe BeHappy kanë përgatitur oferta të veçanta për të gjithë ata që duan të festojnë me...
    Lajme31 Tetor 2024
    Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës në lidhje me Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ata...
    Lajme31 Tetor 2024
    Deputetja Fjolla Ujkani foli në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për Raportin e sivjetmë të Progresit. Ajo tha se raporti...
    Lajme31 Tetor 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video, ku kryeministri Kurti premton që gjatë mandatit të parë të qeverisjes do të...
    Lajme31 Tetor 2024
    Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur një orë me vonesë. Në seancë tashmë ka ardhur edhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca Mirëpo, edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.