Deputetja Fjolla Ujkani foli në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për Raportin e sivjetmë të Progresit.
Ajo tha se raporti “evidenton përparimin e Kosovës në fusha të rëndësishme”.
Ujkani tha se “një nga arritjet më domethënëse të këtij viti është lëvizja pa viza”.
“Kjo përbën një hap historik për Kosovën drejt integrimit të plotë dhe tregon përkushtimin tonë të palëkundur ndaj standardeve evropiane”, tha ajo ndër tjerash.