×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kryediplomatja Haradinaj thotë se as kryeministri, as presidentja s’kanë të drejtë t’i zbulojnë emrat e zyrtarëve të AKI-së

    FrontOnline
    30 Tetor 2024

    Ish-kryediplomatja e vendit, nga radhët e AAK-së, Meliza Haradinaj –  Stublla po vlerëson se kryeministri dhe presidentja e Kosovës nuk kanë të drejtë të zbulojnë emrat e zyrtarëve të AKI-së.

    Haradinaj-Stublla tha se kjo veprimtari shkel privatësinë dhe sigurinë e individëve që punojnë në këtë agjenci, të cilët kanë përgjegjësi të rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në vend.

    ”Pra, është vepër penale, e sanksionuar me Ligj. Jo vetëm nga Kosova por nga të gjitha shtetet demokratike, të cilat funksionojnë sipas standardeve demokratike”.

    ”Duhet të ruhet me çdo kusht integriteti institucional, sepse është ndërtuar me shumë mund tash e 15 vite. Ka një rekord të të gjitha arritjeve dhe mbrojtjes së interesit shtetëror që ia kanë bërë Kosovës, tash e sa vite. Dhe, mbi të gjitha këto institucione jo vetëm AKI-ja, por edhe MPJ-ja edhe FSK-ja, janë shtylla vitale të shtetit”, tha ajo në Klan Kosova.

    Prandaj këto shtylla vitale dhe njerëzit që punojnë në këto institucione, sipas ish-ministres Haradinaj, duhet të mbrohen pa kompromis.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Tetor 2024
    Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves ka thënë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të zgjidhte  shumë çështje të rëndësishme....
    Lajme30 Tetor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se në vitin 2023 Qeveria Kurti dha 51 milionë euro për shëndetësinë, teksa shpenzimet për karburantë...
    Lajme30 Tetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka komentuar rritjen e pagave nga Qeveria. Ajo ka thënë shpërndarja e parasë...
    Të tjera
    Lajme30 Tetor 2024
    Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, ka theksuar se Serbia nuk ka konflikt me shqiptarët në Kosovë, por me politikat dhe veprimet...
    Vip30 Tetor 2024
    Ashtu siç edhe ishte bërë e ditur, mbrëmjen e sotme startoi për herë të parë emisioni “Piramida”, nën moderimin e Bora Zemanit....
    Lajme30 Tetor 2024
    Sot në Këshillin e Sigurimit, Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar ka shprehur shqetësimin se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka...
    Lajme30 Tetor 2024
    Lista Serbe i ka reaguar ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla–Schwarz, e cila sot në Këshillin e Sigurimit në OKB, dokumentoi...
    Bota/Rajoni30 Tetor 2024
    Mali i Zi ka bërë përparim të ndjeshëm në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, lirinë e shprehjes dhe medias, por institucionet...
    Lajme30 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se me të në pushtet koeficienti do të jetë 150 euro....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.