×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për Raportin e BE’së: S’ka pasur ecje mbrapa, pothuajse në të gjitha fushat është shënuar progres

    FrontOnline
    30 Tetor 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë ‘versionin’ e tij për Raportin e BE’së, të cilin e pranoi sot nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadorin Aivo Orav.

    Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media thotë se sipas Raportit të BE’së, Kosova s’ka pasur ecje mbrapa, por pothuajse në të gjitha fushat është shënuar progress.

    “Në pikat e tij kryesore, Raporti i BE-së për Kosovën vlerëson pozitivisht liberalizimin e vizave si një hap që pritet të përmirësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen. Ai vlerëson përkushtimin e Kosovës për përputhshmërinë me politikat e BE-së, nga ku veçohet linjëzimi me politikën e jashtme të BE-së një hap që reflekton angazhimin për bashkëpunim dhe integrim të plotë në familjen evropiane”.

    Tutje thuhet se në raportin e këtij viti gjithashtu vlerësohet angazhimi aktiv i Kosovës në zbatimin e Planit të Rritjes, Agjendën e reformave si dhe angazhimin në promovimin e bashkëpunimit rajonal në zhbllokimin e vendimmarrjes në CEFTA me marrëveshje të reja që forcojnë tregtinë dhe lidhjet ekonomike brenda rajonit.

    “Forcimi i kornizës ligjore në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar vlerësohen gjithashtu pozitivisht si prioritet i qeverisë për një shtet të së drejtës. Reformat zgjedhore, sikurse edhe përmirësimi i kushteve të tregut të lirë dhe mbështetja për sipërmarrësit që ndihmon në rritjen e konkurrencës dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Raporti vëren se nuk ka pasur asnjë ecje mbrapa në asnjërën nga fushat kyçe të reformës, ndërkohë që pothuajse në të gjitha fushat është shënuar progres – dëshmi kjo e përkushtimit të qeverisë për përparim dhe progres të vazhdueshëm”, thuhet në komunikatë.

    Kryeministri mirëpriti rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e angazhuar në rrugën e reformave.

    “Integrimi i plotë i Kosovës në BE mbetet qëllimi ynë strategjik dhe angazhimi në reforma është në interes të qytetarëve për progress të gjithmbarshëm demokratik dhe socio-ekonomik”.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Berat Rukiqi, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për mos realizimin e premtimeve gjatë katër viteve të qeverisjes. Duke...
    Lajme30 Tetor 2024
    Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, ka theksuar se Serbia nuk ka konflikt me shqiptarët në Kosovë, por me politikat dhe veprimet...
    Lajme30 Tetor 2024
    Sot në Këshillin e Sigurimit, Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar ka shprehur shqetësimin se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka...
    Të tjera
    Lajme30 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Përparim Gruda, është shprehur i shqetësuar me gjetjen e Raportit të Progresit në fushën e drejtësisë. Ai...
    Bota/Rajoni30 Tetor 2024
    Ka shkuar në 72 numri i viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve. Mediat vendase bëjnë të ditur se disa...
    Sport30 Tetor 2024
    Me keqardhje të thellë, Federata Shqiptare e Futbollit mësoi sot lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të prindërve të trajnerit...
    Lajme30 Tetor 2024
    Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se pas shkresës që iu drejtua kryeministrit Albin Kurti për rritjen e fondit...
    Lajme30 Tetor 2024
    Kreu i Nismas, Fatmir Limaj, ka zhvilluar sot takim me kryesinë e subjektit që ai drejton. Pas takimit me ta, Limaj ka...
    Lajme30 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi, ka vizituar sot ''Eurometalin'', një biznes në Ferizaj, i cili ka të punësuar 75 persona....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.