Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, në fjalimin e saj në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka theksuar se janë të pavërteta të gjitha pretendimet e Serbisë për diskriminimin e qytetarëve serbë të Kosovës, duke thënë se Qeveria e Kosovës ka rritur mirëqenien e qytetarëve serb, duke i liruar ata nga bandat e kriminelit Milan Radojqicic që më parë vepronin në veri të Kosovës.
Gjatë fjalimit të saj, zëvendëskryeministrja Gërvalla ka denoncuar gjithashtu lidhjet e qarta të zyrtarëve serbë me veprime të dhunshme dhe kërcënime ndaj sigurisë rajonale.
Ministrja theksoi se përfaqësuesi i Serbisë në këtë seancë të OKB-së, Gjuriq, bashkë me pasardhësin e tij Petkoviç, ishin ndër organizatorët kryesorë të sulmit të dhunshëm kundër ambasadës së SHBA-së në Beograd, vite më parë, e që përfundoi me djegien e saj nga një turmë e tërbuar.
“Sot, ai mban postin e Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Kjo është Serbia e vitit 2024,” tha Ministrja Gërvalla, duke theksuar se ky është vetëm një shembull i errët i drejtimit shqetësues të politikës serbe.
Ministrja Gërvalla kërkoi vigjilencë nga bashkësia ndërkombëtare për të mos lejuar që këto propaganda të rrezikshme të destabilizojnë rajonin dhe të kërcënojnë paqen e fituar me shumë përpjekje