Reagim ndaj kërcënimit të prokurores Lumturije Hoxha dhe zëdhënësit Shkodran Nikçi në Prokurorinë Themelore në Pejë
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH), përmes këtij reagimi, dënojnë ashpër kërcënimin e bërë përmes telefonit ndaj prokurores Lumturije Hoxha dhe zëdhënësit Shkodran Nikçi në Prokurorinë Themelore në Pejë, kërcënim ky, që ndërlidhet me trajtimin e rastit të motrës së të dyshuarit me inicialet A.M.
Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njoftojnë opinionin e gjerë publik se kërcënimi i bërë përmes telefonit dhe dyshimet për përcjellje me veturë kanë të bëjë me punët zyrtare që kryejnë znj. Hoxha dhe z. Nikçi, andaj me këtë rast janë ndërmarrë të gjithë hapat ligjorë së bashku me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera për të nxjerrë sa më parë autorët e kësaj vepre penale para organeve të drejtësisë.