×
  • Lajme
  • Lajme

    Shifra shqetësuese në Raportin e Progresit: 68% më shumë kërkesa për azil nga kosovarët në 4 muajt e parë të 2024

    FrontOnline
    30 Tetor 2024

    Raporti i Progresit për Kosovën nga Komisioni Evropian vë në pah kërkesën për azil në shtetet e Bashkimit Evropian, e cila duket të jetë rritur për 68 për qind vetëm në katër muajt e parë të vitit 2024, në krahasim me këtë periudhë nga viti 2023.

    Sipas raportit, në vitin 2023 për azil kanë aplikuar tre mijë e 45 qytetarë, rënie e lehtë kjo në krahasim më 2022.

    Por këto shifra, theksohet se janë rritur për 68 për qind në katër muajt e parë të vitit 2024. Për këtë, raporti thotë se nga autoritetet në Kosovë është treguar përgjegjshmëri për adresimin e këtij trendi.

    “Sipas Eurostat, 3 mijë e 45 qytetarë nga Kosova kanë aplikuar për azil në vendet e BE-së gjatë vitit 2023(rënie e lehtë prej 4% krahasuar me 3 mijë e 185 në vitin 2022). Që nga hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për qytetarët me pasaporta të Kosovës një janari 2024, 1 mijë e 960 kërkesa për azil janë paraqitur te shtetet e BE-së në katër muajt e parë të vitit 2024 (plus 68% krahasuar me të nëjtjën periudhë të vitit 2023). Autoritetet e Kosovës kanë treguar përgjegjshmëri në monitorimin dhe adresimin e këtij trendi. Kjo përpjekje duhet të vazhdojë duke ruajtur fushatën e komunikimit mbi të drejtat dhe detyrimet, kontrollet e përmirësuara në nisje dhe duke u angazhuar me shtetet anëtare më të prekura të BE-së.” – thuhet në raport, transmeton Nacionale.

    Vlen të theksohet se Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka mohuar të ketë ikje të qytetarëve nga vendi.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Tetor 2024
    Zëdhënësi e deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Kurti, i cili tha se opozita po bën...
    Front TV30 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka quajtur “emisione humoristike” premtimet e liderëve opozitarë për rritjen e pagave. Në mbledhjen e Qeverisë...
    Lajme30 Tetor 2024
    Komisioni Evropian publikoi të mërkurën raportet vjetore të progresit për vendet që synojnë anëtarësimin në BE. Në dokumentin për Kosovën thuhet se...
    Të tjera
    Lajme30 Tetor 2024
    Analisti politik, i cila ka qasje të afërt me pushtetin aktual, Gazmir Raci, për FrontOnline, e konsideron si korrekt njoftimin e Ambasadës...
    Sport30 Tetor 2024
    Biletat e ndeshjes Shqipëri – Çeki, e vlefshme për grupin B1në Ligën e Kombeve janë shitur të gjitha. Stadiumi “Air Albania” do...
    Kronika30 Tetor 2024
    Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksident në rrugën Prishtinë – Pejë, konkretisht në fshatin...
    Lajme30 Tetor 2024
    Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, të pandehurve N.H., N.B. dhe A.B. Sipas aktakuzës, i pandehuri N.H., më...
    Lajme30 Tetor 2024
    Josep Borrell, shefi i Politikës së Jashtme, ka folur për Planin e Zgjerimit të BE-së për vitin 2025, duke përmendur si pjesë...
    Lajme30 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka thënë se do të vazhdojnë investimet në veri. Ai tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.