×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Kurti i quan “emisione humoristike” premtimet e Abdixhikut dhe Haradinajt

    FrontOnline
    30 Tetor 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka quajtur “emisione humoristike” premtimet e liderëve opozitarë për rritjen e pagave.

    Në mbledhjen e Qeverisë për projektbuxhetin për vitin 2025, kreu i ekzekutivit tha se premtimet e liderëve opozitarë për pagat ngjasojnë me emisione humoristike, ndërsa vendimet e qeverisë së tij i ka quajtur pasojë të “qeverisjes së përgjegjshme”.

    Pasi prezantoi buxhetin për vitin 2025, Kurti tha se buxheti i sapo propozuar do të jetë i pari i mandatit të dytë të qeverisë së tij, ndonëse zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt.

    “Ky do të jetë buxheti i katërt për këtë mandat, por i pari për këtë mandat që po na pret. Ndërkohë për shkak se zgjedhjet tashmë po afrohen, po dëgjojmë edhe shumë premtime boshe opozitare si kundër vlerë e vendimeve të mira qeveritare. Mirëpo, për një gjë duhet të jemi të sigurt se emisionet humoristike dhe qeverisja e përgjegjshme nuk duhet të ngatërrohen”, tha Kurti.

    Kurti tha se buxheti i propozuar për vitin 2025 është 3.6 miliard euro, apo 9 për qind më i lartë sesa viti paraprak. Ai ka premtuar rritje të buxhetit për ushtrinë dhe për komunat.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Tetor 2024
    Zëdhënësi e deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Kurti, i cili tha se opozita po bën...
    Lajme30 Tetor 2024
    Raporti i Progresit për Kosovën nga Komisioni Evropian vë në pah kërkesën për azil në shtetet e Bashkimit Evropian, e cila duket...
    Lajme30 Tetor 2024
    Komisioni Evropian publikoi të mërkurën raportet vjetore të progresit për vendet që synojnë anëtarësimin në BE. Në dokumentin për Kosovën thuhet se...
    Të tjera
    Lajme30 Tetor 2024
    Analisti politik, i cila ka qasje të afërt me pushtetin aktual, Gazmir Raci, për FrontOnline, e konsideron si korrekt njoftimin e Ambasadës...
    Sport30 Tetor 2024
    Biletat e ndeshjes Shqipëri – Çeki, e vlefshme për grupin B1në Ligën e Kombeve janë shitur të gjitha. Stadiumi “Air Albania” do...
    Kronika30 Tetor 2024
    Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksident në rrugën Prishtinë – Pejë, konkretisht në fshatin...
    Lajme30 Tetor 2024
    Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, të pandehurve N.H., N.B. dhe A.B. Sipas aktakuzës, i pandehuri N.H., më...
    Lajme30 Tetor 2024
    Josep Borrell, shefi i Politikës së Jashtme, ka folur për Planin e Zgjerimit të BE-së për vitin 2025, duke përmendur si pjesë...
    Lajme30 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka thënë se do të vazhdojnë investimet në veri. Ai tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.