×
  • Lajme
  • Lajme

    “Prona milionëshe në Veternik” – Prokuroria Speciale demanton ministren Albulena Haxhiu

    FrontOnline
    30 Tetor 2024

    Prokuroria Speciale e Kosovës përmes një shkrimi i ka reaguar Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu lidhur me “Pronën milionëshe në Veternik”.

    Sipas Prokurorisë kjo temë nuk ka qenë asnjëherë në dorën e tyre, madje thuhet se kjo deklaratë e saj është e pavërtetë.

    Prokuroria Speciale, demanton fuqishëm deklarimin e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të bërë sot, duke u shprehur se “është e shqetësuar pasi Prokuroria Speciale ka mbyllur hetimet për rastin e pronës milionëshe në Veternik”.

    Prokuroria Speciale thotë se ky rast nuk është hetuar dhe nuk ka qenë në punë asnjëherë në Prokurorinë Speciale, prandaj deklarimi i tillë i ministres Haxhiu sipas tyre është i pavërtetë dhe tendencioz.

    Prokuroria Speciale deklarimet e tilla – i konsideron si të pavërteta, të qëllimshme dhe tendencioze në drejtim të Prokurorisë Speciale dhe punës se suksesshme të udhëheqësit të saj, duke vlerësuar se këto deklarime të pasakta, përveç tjerash kanë për qëllim edhe dezinformimin e opinionit publik, pengimin në punë dhe dëmtimin e imazhit të kësaj prokurorie.

    Prokuroria Speciale gjithashtu i bën thirrje ministres së drejtësisë dhe të gjithë personave tjerë që kanë synim pengimin e kësaj prokurorie në realizimin e mandatit të saj, që të përmbahen nga deklarime të tilla të pavërteta, tendencioze dhe qëllimkëqija.

    Reagimi i plotë i Prokurorisë Speciale:

    REAGIM nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ndaj deklaratave të pavërteta të Ministres së Drejtësisë, lidhur me një rast, të cilin asnjëherë nuk e ka pasur në punë kjo prokurori Prishtinë, 30 tetor 2024- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës shpreh indinjatë të thellë ndaj qasjes së vazhdueshme joproduktive të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ndaj Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

    Prokuroria Speciale, demanton fuqishëm deklarimin e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të bërë sot, duke u shprehur se “është e shqetësuar pasi Prokuroria Speciale ka mbyllur hetimet për rastin e pronës milionëshe në Veternik”.

    Prokuroria Speciale informon opinionin publik se rasti për të cilin është deklaruar ministrja në fjalë, nuk është hetuar dhe nuk ka qenë në punë asnjëherë në Prokurorinë Speciale, prandaj deklarimi i tillë i ministres Haxhiu, është i pavërtetë dhe tendencioz.

    Prokuroria Speciale, deklarimet e tilla të pavërteta, fatkeqësisht nga ministrja e drejtësisë, i konsideron të qëllimshme dhe tendencioze në drejtim të Prokurorisë Speciale dhe punës se suksesshme të udhëheqësit të saj, duke vlerësuar se këto deklarime të pasakta, përveç tjerash kanë për qëllim edhe dezinformimin e opinionit publik, pengimin në punë dhe dëmtimin e imazhit të kësaj prokurorie.

    Nisur nga fakti se nuk është hera e pare që ballafaqohemi me sulme të tilla dhe deklarata të pavërteta nga ministrja Haxhiu, Prokuroria Speciale, i bën thirrje ministres së drejtësisë dhe të gjithë personave tjerë që kanë synim pengimin e kësaj prokurorie në realizimin e mandatit të saj, që të përmbahen nga deklarime të tilla të pavërteta, tendencioze dhe qëllimkëqija.

    Për më tepër, Prokuroria Speciale siguron opinionin publik, se veprimet e tilla të ministres së drejtësisë dhe të kujtdo tjetër, në asnjë moment dhe rrethanë nuk do të ndikojnë që kjo prokurori ta ushtroj mandatin e saj në drejtim të luftimit të kriminalitetit dhe ndjekjen e kryesve të veprave penale, pavarësisht se kush janë ata./Sinjali/

    Nga Rubrika
    Lajme30 Tetor 2024
    Nesër Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare nga ora 10:00. Në rend dite janë 27 pika Rendi i ditës: 1....
    Lajme30 Tetor 2024
    Analisti politik, i cila ka qasje të afërt me pushtetin aktual, Gazmir Raci, për FrontOnline, e konsideron si korrekt njoftimin e Ambasadës...
    Kronika30 Tetor 2024
    Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksident në rrugën Prishtinë – Pejë, konkretisht në fshatin...
    Të tjera
    Lajme30 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se buxheti i vitit 2025 projektohet të jetë 3.6 miliardë euro. Deklaratën e ka thënë...
    Lajme30 Tetor 2024
    Qeveria e Kosovës dje ka njoftuar se do të bëjë rritje të pagave në sektorin publik, në kuadër të buxhetit për vitin...
    Lajme30 Tetor 2024
    Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë – Pejë. Ngjarja ka ndodhur në lokacionin e quajtur “Ura e Llozicës"....
    Lajme30 Tetor 2024
    Sekretari i Degëve për Jashtë në LDK, Sokol Haliti, për FrontOnline, ka komentuar publikimin nga Ambasada e Kosovës në Austri, për një...
    Bota/Rajoni30 Tetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur i tronditur nga përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë. Ai ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave....
    Vip30 Tetor 2024
    Diana, Bay T e Gresa, kanë vazhduar mllefin e tyre ndaj Xhenetës, për situatën e shkaktuar mbrëmë nga ajo. Madje, gjithë acarimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.